Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Në Vorë është zbuluar një magazinë me produkte ushqimore, ku falsifikoheshin etiketat e produkteve të skaduara dhe hidheshin sërish në treg.
Si rezultat janë vënë në pranga dy persona, administratori dhe magazinieri i magazinës, si dhe janë proceduar penalisht ortaku dhe shoferi.
Po ashtu janë sekuestruar sasi të mëdha ushqimesh të skaduara me etiketa të falsifikuara.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.
Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.
Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.
Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.
U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.
Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112./ CNA
Dy të arrestuarit për vrasjen e 23-vjeçarit R. D. dalin so...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, k...
Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00 të më...
Trupi i pajetë i një 72-vjeçari është gjetur i dekompozuar...
Raportohet se dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin në...
Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrino...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Fushë Kruj...
Zbardhet përplasja në Sarandë, 4 persona në kërkim, arrest...
Një mjet përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit...
Një aksident ka ndodhut sot në aksin rrugor "Librazhd-Qafë...
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e konflikt...
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e kësaj pasditeje në la...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen n...
Një vatër zjarri është përhapur këtë të enjte pranë puseve...
Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07....
Në vijim të monitorimit intensiv në terren dhe verifikimev...
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për babai...
Njëri prej autorëve të arrestuar për vrasjen e 23-vjeçarit...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...