web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hidhet nga shtylla elektrike/ Përfundon në spital i riu në Maliq

5 Qershor 2022, 10:09, Kronika CNA
Hidhet nga shtylla elektrike/ Përfundon në spital i riu në Maliq
Policia e Korçës

Shtetasi me inicialet N.Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektrike.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 35-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga