“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

Policia në Kurbin ka parandaluar një ngjarje kriminale.
Mësohet se gjatë mesnatës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, efektivët e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin po qarkullonte 23-vjeçari me iniciale O. H. që do të kryente vrasje.
I riu, sapo ka parë policinë ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.
Në prangat e policisë kanë rënë M. D., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 23-vjeçarit.
Ndërkohë është në kërkim është edhe 23-vjeçari me iniciale O. H.
Njoftimi i Policisë:
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, falë inteligjencës policore dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë.
I armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 23-vjeçarit.
Vihet në pranga njëri nga bashkëpunëtorët e tij dhe shpallet në kërkim një tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper me precizion të lartë me fishekë në fole gati për qitje dhe një çantë me fishekë për këtë armë.
Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Në mesnatë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, Kurbin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohet se po qarkullonte shtetasi që do të kryente vrasje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për këtë rast, u vu në pranga shtetasi M. D., 21 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit O. H., 23 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin (i shpallur në kërkim), për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".
Forcat e Sigurisë Kombëtare, ato të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e shtetasve O. H. dhe Gj. M.
Vijon puna hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA
View this post on Instagram
Policia ka identifikuar autorin e të shtënave me armë që u...
Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin me iniciale...
Policia ka nxjerrë detaje nga aksidenti në Rrugën e Ar...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kës...
Këtë të hënë ishte planifikuar të mbahej seanca për masat ...
Policia e Shkodrës ka nxjerrë detaje nga të shtënat me arm...
Detajet e para kanë dalë nga të shtënat me armë në Shkodër...
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin...
Një aksident është regjistruar rreth orës 06:10 të mën...
Një person ka rënë në lumin Buna këtë të diel rreth or...
Një 36-vjeçare është arrestuar në flagrance nga specia...
Dy shqiptarë akuzohen se plagosën me armë 3 të rinj në Ath...
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ndodhi një plagosje...
Juglindja është përfshirë ditën e djeshme dhe gjatë orëve ...
Një mobilieri është përfshirë nga zjarri në orët e para të...
Policia e Durrësit ka kapur një person të shpallur në kërk...
Një rast trafikimi është zbuluar nga Seksioni për Hetimin ...
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vë...
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar rrethanat e ngjarjes...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dinamik...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...