web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tragjik te Rruga e Elbasanit/ Makina përplas këmbësoren, humb jetën 54-vjeçarja

18 Dhjetor 2023, 07:51, Kronika CNA
Aksident tragjik te Rruga e Elbasanit/ Makina përplas këmbësoren,
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar rreth orës 06:10 të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Elbasanit.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit kjo e fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Paraprakisht, nuk bëhen ende të ditura shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave./ CNA





Lajmet e fundit nga