web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Tiranë/ Makina e autorëve erdhi nga "Fresku"

19 Nëntor 2024, 09:18, Kronika CNA

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Tiranë/ Makina e autorëve

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçarit K.Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit.

Raportohet se autorët e dyshuar të krimit kanë ardhur nga rruga e Freskut. Ato kanë vëzhguar “prenë” e tyre dhe sapo ai është futur në makinë e kanë qëlluar me breshëri ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor.

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.

Pasi autorët janë larguar, shokët e viktimës kanë dalë nga lokali dhe kanë hipur në makinën e viktimës ku e transportuan në spitalin e Traumës, Tiranë.

Bëhet me dije se K.Prenga kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe së fundmi ka patur probleme me persona të tjerë./CNA

 





Lajmet e fundit nga