web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga sherri në Tiranë/ I plagosur edhe një tjetër person

18 Nëntor 2024, 15:48, Kronika CNA

Detaje nga sherri në Tiranë/ I plagosur edhe një tjetër

Të tjera detaje janë zbardhur nga sherri pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën një 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Të miturit janë sulmuar nga 3 persona, bashkëmoshatarë të tyre.

Sipas raportimeve në media, i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë, i cili është dërguar në një spital privat.

Megjithatë, i plagosuri i tretë nuk është konfirmuar ende nga policia.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në 90 sekonda, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i nisur në rrjetet sociale për motive banale.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të saj./ CNA





Lajmet e fundit nga