Sherri pranë shkollës “Fan Noli”/ Humb jetën në spital 14-vjeçari
Policia e Tiranës njofton se njëri prej adoleshentëve të p...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni në Tiranë dhe në Shkodër kundër kriptovalutave.
Policia bëri me dije se janë arrestuar 18 persona dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Në një deklaratë për mediat policia deklaroi se gjatë operacionit u sekuestruan 750 mijë euro dhe 27 celularë.
Njoftimi i plotë:
Operacioni policor i koduar "USDT-1", i pari në vendin tonë, dhe shumë i rëndësishëm në nivel rajonal, kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.
Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti dhe probabiliteti për t’u shndërruar në terren ku pastrohen paratë e krimit, hetimi nga Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, të cilën gjej rastin ta falënderoj, ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale.
Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër. Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Dretjorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë ekzekutuar masat e sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Tiranës, për 18 shtetas.
Konkretisht:
-është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: G. S., R. B., A. K., L. L., M. S., A. R., A. A., S. Gj., A. Gj., D. D., T. A., F. S., P. V., D. V., E. S., J. L. dhe A. B., të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
-është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin V. L., si akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, me shtetësi të RMV-së.
Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.
Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike falënderon qytetarët dhe median për denoncimet e herëpashershme për krime në këtë fushë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me ta, administrimit të menjëhershëm të indicieve, fushatave sensibilizuese të vazhdueshme dhe koordinimit me strukturat homologe në Europë, janë finalizuar një sërë operacionesh policore, të cilat kanë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive të ndryshme kriminale që kryheshin në hapësirën virtuale, kryesisht në rrjete sociale.
Në këtë kuadër ftoj qytetarët dhe përfaqësuesit e medias që ta vijojmë dhe intensifikojmë këtë bashkëpunim, nëpërmjet denoncimit të menjëhershëm të çdo indicieje për krime kibernetike, te njësitë tona fizike pranë drejtorise qendrore, drejtrive vendore të Policisë, si dhe te platformat tona zyrtare dhe te ato të Policisë së Shtetit./ CNA
Policia e Tiranës njofton se njëri prej adoleshentëve të p...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 10 ...
Dy adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin përballë ...
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dys...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës. Një i...
Dhjetë anëtarët e grupit kriminal të çmontuar nga megaoper...
Finalizohet pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesi...
Një punëtor ndërtimi është aksidentuar mesditën e kësaj të...
Mesditën e kësaj të diele janë regjistruar radhë kilometri...
7 persona u plagosën nga përplasja e një furgoni mallrash ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, në afë...
Rreth orës 17:45, në bulevardin "Qemal Stafa", vendi i qua...
SPAK ka goditur një rrjet ndërkombëtar të kokainës dhe ka ...
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shër...
Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg ish-mësuesin Bl...
Mbërrin në gjykatë ish-mësuesi i Arteve pamore, Bledar Dur...
Një hetim i SPAK-ut në bashkëpunim me autoritetet spanjoll...
Forcat Operacionale janë duke kryer mbrëmjen e kësaj t...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...