Operacioni "Check point”/ U kapën duke shitur kokainë, arrestohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar në flagrancë, në Tiranë, pasi po...

Një ekspert mjekoligjor ka thënë në gjykatë se Liridona Ademaj ishte vrarë nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra në vitin 2023, teksa dha dëshminë e tij të hënën në një seancë në gjyqin kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.
Naim Uka - i cili ka kryer autopsinë e të ndjerës Liridona Ademaj - tha në Gjykatën Themelore në Prishtinë se “gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar edhe djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit”.
“Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri në 5 centimetra”, tha Uka, sipas “Betimit për Drejtësi".
Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Për vrasjen e saj po gjykohen bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla. Murseli dhe Kokalla janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë.
Eksperti mjekoligjor Uka i tha tutje gjykatës së plaga kishte formë trekëndëshe, e cila ishte shoqëruar me thyerje të shumëfishta.
“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimin e dy duarve të së ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave të gjakut, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha ai.
Gjykimi në këtë rast nisi në fillim të këtij viti, ndërsa në seancën e kaluar dëshmoi vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili tha se sjellja e Murselit menjëherë pas vrasjes e kishte tronditur familjen e tyre.
Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.
Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.
Plava akuzohet se ka kryer vrasjen.
Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim.
Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj.
Që nga viti 2010, në Kosovë u vranë rreth 60 gra - shumica nga bashkëshortët e tyre./REL
Dy persona janë arrestuar në flagrancë, në Tiranë, pasi po...
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e grupit të Aleksan...
Policia e Beratit ka arrestuar një person dhe ka proceduar...
Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Luz të Krujës pas...
Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin ...
Raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Tr...
Pesë kryetarë fshatrash në Qarkun e Shkodrës, janë procedu...
Blutë e Sarandës kanë vënë në pranga një 44-vjeçare pasi s...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që ndodhi kë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele...
Zbulohen detaje nga dosja hetimore e SPAK, që çoi në godit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugë...
Zbulohen detaje të reja mbi atentatin e mbrëmjes së të sht...
Bllokohet automjeti dhe sekuestrohet një armë zjarri e sht...
Raportohet se janë shoqëruar në polici më shumë se 10 pers...
Një 36-vjeçare në Elbasan ka denoncuar në polici ditën e d...
Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi theu mas...
Dy vjedhje të ndodhura në dy muajt e fundit në Krujë j...
Tre persona janë arrestuar në Kamëz pasi u kapën më ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...