web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Elbasan/ 36-vjeçari hidhet nga pallati, përfundon në spital

9 Janar 2024, 16:00, Kronika CNA
E rëndë në Elbasan/ 36-vjeçari hidhet nga pallati,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 36-vjeçar në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga pallati ku banonte.

Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.

“Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga