Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, solli detaje nga dosja e operacionit “Ura” ku zbërthehet figura e Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës” me rezidencë në qytetin e Durrësit, i cili kishte krijuar në mënyrë të habitshme lidhje interesante me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, që e furnizonin vazhdimisht me lëndë narkotike, dhe që më pas ai e negocionte kryesisht në tregjet italiane.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, e ka zbërthyer figurën e Elvis Doçit duke e përshkruar si një negociator të shkëlqyer në tregtinë e kokainës.
Ai thotë se Visi i Pojës kontrollonte pjesë të mëdha të tregut të drogës në Gjermani, veçanërisht në Hamburg, ndërsa droga vinte kryesisht nga Kolumbia, duke kaluar nëpërmjet Kalabrisë.
Dumani thotë se Doçi ishte drejtues i një grupi të gjerë anëtarësh të cilët punonin për të dhe i përgjigjeshin urdhërave që ai u jepte.
“Nuredin Dumani është shpehur se në mjedisin kriminal shqiptar nuk ka askush tjetër si Elvis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’.
‘Po këtë person e identifikoj shumë mirë. E njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh që të vogël. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Më pas nga heroina filloi me kokainën. Për heroinë nuk e kam dëgjuar të telefonojë, ndërsa për kokainë po.
Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit që quhet Poja.
Ky i fundit është një ish i dënuar për trafik heroine afro dy dekada më parë, por që tashmë është shndërruar në biznesmen”, thuhet në dëshminë e Nuredin Dumanit, sipas dosjes hetomore.
Por ashtu si në njohjen e shumë personazheve të tjerë të botës së krimit në Shqipëri, edhe në këto episode të trafikimit të lëndës narkotike, ai që do të jepte të dhëna interesante lidhur mbi vetë Visin e Pojës do të ishte Nuredin Dumani.
Një personazh kontrovers i krimit, i cili ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të shumë organizateve kriminale, tashmë në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, për shkak të njohjes së tij me personazhin e Visit të Pojës, e zbërtheu këtë të fundit si edhe mënyrën se si ai vepronte.
Bashkëpunëtori i drejtësisë që tha se Visin e Pojës e njeh shumë mirë nga afër dhe është një negociator shumë i mirë i kokainës.
‘Nuk e di emrin e tij por e njoh me emrin Vis. E njof prej vitesh që kur ishte i vogël, që në moshën 16-17 vjeç. Visi në fillim ishte një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Flasim nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ai bënte pjesë në një grup shumë të madh, që është grupi i Xlevdet Troplinit’.
Ky grup sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, kishte mundur të merrte komandën në disa zona operative dhe që ishte bërë shumë i fuqishëm në zonën e Durrësit ku ruante një pozitë të admirueshme dhe që tani merrej vetëm me kokainën dhe nuk i hynte më në sy heroina.
“Në vitet e fundit grupi i Xhevdet Troplinit është më i madhi të paktën në Durrës, për trafikun e kokainës dhe të heroinës dhe për vrasjet. Jo ato me pagesë.
Pas vitit 2013 ai e la heroinën sepse nuk kishte shumë vlerë dhe u mor me kokainë.
Për kokainë kam dëgjuar të flasë për tonelata”, thuhet në dëshminë e Nexhmedin Dumanit.
Po kështu bashkëpunëtori foli edhe për lidhjet e forta që organizata e drejtuar nga Elvis Doçi kishte në Amerikën e Jugut.
Aty nga ku më pas sillte kokainë cilësore në Evropë, një linjë e cila u kishte siguruar të ardhura të konsiderueshme dhe që i kishte kthyer në lider, ku shumë organizata të tjera kriminale u referoheshin, kur kishin nevojë për punë.
“Në Hamburg të Gjermanisë, thuajse ka pushtuar të gjithë qytetin.
Droga që vinte në Kalabri, mbërrinte nga Kolumbia. Në Durrës ata paguanin 150 mijë euro në muaj për sigurinë e tyre fizike. Miri (djali i Troplinit) më tha njëherë se ata paguanin njerëz që ti ruanin, me një pagë 500 deri në 1 mijë euro. Kaq të fuqishëm ishin.’
Ndonëse i penduari i drejtësisë e cilëson atë si kreun e grupit, ndaj Troplinit nuk ka një urdhër arresti.
Sipas Nuredin Dumanit, Elvis Doçi hyri shumë shpejt, që në moshë të re në pazaret e drogës, duke u bërë një ndërmjetës i aftë duke treguar zotësi të spikatura në këtë zhanër.
Emri i Elvis Doçit doli për herë të parë në skenë nga emisioni “Në shënjestër” kur u mësua përmes dokumentave se ishte shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt, i njohur me nofkën Edison Faqedjeguri.
Edison Harizaj ishte nisur drejt Durrësit për të vjelë një gjobë që dyshohet se Emiljano Shullazi ia kishte vënë Xhevdet Troplinit, dajës së Elvis Doçit dhe pikërisht atë mbrëmje u qëllua për vdekje.
Hera e dytë që emri i Elvis Doçit u përfol në media ishte dita kur SPAK në kuadër të një aksioni për goditjen e 7 grupeve kriminale ushtroi kontroll në banesën e tij.
Në një nga rastet, më 1 qershor 2022, një sasi droge u trafikua në Itali përmes një automjeti Opel Astra, duke kaluar nga Porti i Brindisit, ndërsa në një tjetër rast, më 2 gusht 2020, u dorëzuan 8 kg kokainë në Mola të Barit, me pjesëmarrjen direkte të Doçit dhe Adi Çobës.
Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku i drogës transportoheshin në Shqipëri nëpërmjet rrugëve të sigurta logjistike, përfshirë agjenci turistike dhe shoferë të besuar. Pjesë e skemës ishin edhe zyrtarë të korruptuar të policisë si Altin Morina, që dyshohet se ndërhynte për të falsifikuar dokumente ose për të ndikuar në lirimin e të arrestuarve për armë apo drogë.
Në hetimet ndërkombëtare del në skenë edhe Orges Molla, i lidhur me Elvis Doçin, i cili rezulton të ketë qenë pronar i 932 kg kokainë të sekuestruar në portin e Napolit, të ardhura nga Kili më 31 tetor 2020. Po ashtu, ai rezulton i përfshirë në raste të tjera të trafikimit të sasive të mëdha të hashashit dhe kokainës.
Paratë e fituara nga trafiku i drogës janë investuar në shoqëri ndërtimi dhe biznese të ndryshme në Shqipëri, duke e kthyer vendin në një strehë të përshtatshme për pastrimin e kapitalit kriminal. Kjo strukturë shumëdimensionale, me degë në disa shtete evropiane dhe lidhje me grupet më të mëdha të drogës në botë, e bën “klanin e Pojës” një nga organizatat më të rrezikshme në Ballkan dhe Evropë.
Në një nga pronat e 48-vjeçarit u gjetën të groposura plot 3 milionë euro dhe bizhuteri të shtrenjta.
Por pavarësisht këtyre lëvizjeve, ai kishte vijuar jetën qetësisht, pa u shqetësuar nga askush.
Madje thuhet se vitet e fundit, kishte arritur të shtrinte tentakulat në biznese dhe të kishte ndikim deri në qarqe politike.
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias italiane, çoi në pranga 42 nga 52 personazhe të rëndësishme të botës së krimit që operonin në të dy vendet. Elvis Doçi ia doli t’iu shpëtonte prangave, por jo urdhër-arresteve dhe ku sot për llogari të tij, janë firmosur dy urdhër-arreste. Një nga antimafia e Barit e një tjetër nga SPAK./ Në Shënjestër
Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarj...
Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur, pasi moto...
Një aksident rrugor është shënuar sot në mesditë në Pograd...
Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme në Mar...
Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet si rezultat i punë...
Në vijim të operacionit “Operacionalja”, ka rënë në pranga...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me megao...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth arrestimit të shumë...
Është arrestuar në Abu Dhabi i shumëkërkuari i drejtësisë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Minierën e...
Një 75-vjeçare në Tiranë është proceduar penalisht në gjen...
Gjykata e Shkodrës ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar me 6 ...
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për t...
Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar statistika e javës ...
Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjs...
Mbrëmjen e djeshme, në Sukth, dyshohet se aksidentoi me au...
Policia Kufitare ka vënë në pranga tre shtetas nga Sri Lan...
Pas ngjarjes së djeshme, edhe këtë të hënë u shënua një ra...
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve nar...
Policia ka finalizuar operacionin “Pako 6” në kuadër të të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...