Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar dhe vijon të kryejë hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Më 2 tetor në një megaoperacion SPAK kreu një sërë kontrollesh në Durrës dhe Shijak ku u arrestuan emra të njohur të botës së krimit nga grupi i Avdylajve dhe Rrumit të Shijakut.
Hetimet janë kryer për:
-Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;
-Falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.
Një prej të arrestuarëve nga ky operacion ishte dhe vëllai i deputetit të PS, Enea Kume.
CNA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK nga ku ka zbardhur komunikimet mes Enea Kumes me nofkën “Poci”, dhe Aleksandër Lahos, Rrumit të Shijakut.
Komunikimet janë zbardhur në hetimet për vrasjen me dashje e shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit.
Në datën 24 Janar 2021, në orën 17:15, në lagjen nr. 16, Durrës, pranë lokalit të shtetasit Fatmir Kazazi, nga persona të paidentifikuar që udhëtonin me mjetin tip Renault ngjyrë e zezë, është qëlluar me armë zjarri automatik, shtetasi Ilir Kuçi, alias Edmir Zenel Bregu. Si pasojë e plagëve të marra, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 54 gëzhoja arme zjarri model 56, kalibri 7.62 mm, një predhë arme zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.
Lidhur me këtë fakt Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal Nr.141, datë 24.01.2021, për veprat penale të “Vrasja meparamendim”, dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, vepra të parashikuara nga nenet 78/1 – 25 dhe 27871 të Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit Nr.23572020, është dokumentuar organizimi i disa shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi.
Hetimi ka bërë të mundur identifikimin e personave të interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për vëzhgim dhe lokalizimin e shtetasit Edmir Bregu, personat e angazhuar për realizimin e vrasjes, vendi ku do të pozicionohet ekzekutori para vrasjes. Më konkretisht personat e dyshuar dhe roli i secilit në kryerjen e vepravepenale është si mëposhtë: Shtetasi Elidon Avdyli, identifikuar si përdorues i SkyECC QICTJT, SkyECC 90DXEI dhe SkyECC SGL385 në rolin e porositësit, financuesit dhe organizatorit të vrasjes së shtetasit Edmir Bregu.
Shtetasi Astrit Balliu, alias Astrit Avdyli (xhaxhaii Elidon Avdyli) përdorures1 SkyBCC3EDVa0 në rolin e personit që ka urdhëruar vrasjen e Edmir Bregu.
Shtetasi Ermir Dedja i identifikuar si përdorues i SkyECC MG7G39 në rolin e ekzekutorit dhe personit që ka koordinuar veprimet në terren midis pjesëmarrësve me qëllim vrasjen e shtetasit Edmir Bregu.
Shtetasi Alfred Doka, si vëzhgues në terren me qëllim lokalizimin e viktimës dhe ekzekutor i viktimës Edmir Bregu.
Shtetasi Enea Kume, i identifikuar si përdorues i SkyECC 2ZEBASC dhe SkyECC GASJGK i cili ka shërbyer në rolin e vëzhguesit për lokalizimin e viktimës Edmir Bregu si dhe në dijeni të organizimit të kryer nga Elidon Avdyli, për vrasjen e Edmir Bregu.
Shtetasi Aleksandër Laho, i identifikuar si përdorues i SkyECC L629B3 si person që ka patur dijeni për organizimin e vrasjes se shtetasit Edmir Bregu.
Hetimet dhe komunikimet
Për të dokumentuar faktin penal të mësipërm, janë këqyrur dhe analizuar komunikimet Sky CC të dërguara nga autoritetet e drejtësisë Franceze, nga të cilat ka rezultuar si mëposhtë:
Në datën 22 Qershor 2020, në orën 13:43:19, përdoruesi i PIN-it 2EBASC 1 dentifikuar si Enea Kume, ka kontaktuar me përdoruesin e PIN-it L629B3 i identifikuar si Aleksandër Laho, të cilit i kërkon ndihmë pasi është shpallur në kërkim pasi policia gjatë kontrollit të banesës që i ishte bërë kishte gjetur një peshore me mbeturina droge. Gjithashtu, ky person vë në dijeni Rumin se ka marrë avokate Liliana Tankon.
Biseda është si vijon:- Se m ka noll i problem...M kan nxjerr n kerkim...Per mall villa...kapen nji cun që punonte...i gjeten celsin e makines time me vete...i kapen dhe mall.
Në orën:13:44:44, 2EBA8C i ka shkruajtur Rumit alias Aleksander Laho:- Se sot ju ka bo gjyqi ati cunit..Nji: :enkelejda..Mbiemrin sja mora vesh..Po kan mor ato te shpis nji gru...qe njifnin...Liljana Tanko.
Në datën 2 korrik 2020, ora 12:40, Elidon Avdyli përdorues i SkyECC QICTIT komunikon me përdoruesin e Sky Ecc 2EBASC, i identifikuar si Enea Kume. Të dhënat e ruajtura në platformën SkyECC shfaqin vetëm mesazhet e dërguara nga Enea Kume i cili i shkruan: “Ca boet kur do vish ti...Shqipen do e cosh ne prishtin ti...Po ca pune do na dali me enkron...Ne qe sna jan kap n dro per pill t motres kan ik... Ato jan ca t kapin n dor...Po ai ka maru pun e dak...yyyy...Bashkoena blejm ca arm e rrim n mal vlla...Se zgjidhje tjeter ska...Kuptoj....Per mal jena me u hap t gjitha...Ska zgjidhje tjeter”.
Kjo është vetëm një pjesë e komunikimeve ku del i përfshirë vëllai i deputetit Loer Kume, Enea Kume pjesë e grupeve kriminale, i cili u vu në pranga gjatë operacionit të SPAK-ut./ CNA


Kapen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjes...
Xhaxhai i Elvis Shkambit është vënë zyrtarisht nën arrest ...
Një 51-vjeçar brazilian është arrestuar në Rinas ditën e s...
Policia ka shoqëruar Gjovalin Shkambin, xhaxhain e autorit...
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtari...
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me...
Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e ...
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Mamur...
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kala...
Zbardhen detaje nga dëshmia e parë e autorit të vrasjes së...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar mbi ngjarjen e rëndë b...
Mësohet përmes burimeve zyrtare se çfarë ka ndodhur këtë t...
Policia e Shtetit ka ndarë sot të dhënat për veprimtarinë ...
Një ekspert mjekoligjor ka thënë në gjykatë se Liridona Ad...
Dy persona janë arrestuar në flagrancë, në Tiranë, pasi po...
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e grupit të Aleksan...
Policia e Beratit ka arrestuar një person dhe ka proceduar...
Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Luz të Krujës pas...
Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin ...
Raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Tr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...