Shpërthen eksplozivi në oborrin e një banese në Memaliaj
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës...
Një 37-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se po përgatiste një ngjarje kriminale kundër personit dhe pronës, ndërkohë që janë zbardhur edhe dy ngjarje të mëparshme të dyshuara të kryera prej tij.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda.
Sipas Policisë, i arrestuari, shtetasi me iniciale P. D., banues në Paskuqan, u kap pas një ndjekjeje, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa, i dyshuar i vjedhur.
Në momentin e ndalimit, pranë liqenit të Paskuqanit, 37-vjeçari kishte vendosur një maskë silikoni.
Gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një armë zjarri (pistoletë) me municion, si dhe mjetin pa targa.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i arrestuari është autor i dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në tetor 2025 në zonën e Paskuqanit.
Konkretisht, më 3 tetor ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur në krim në afërsi të urës së fshatit Tapizë.
Ndërsa më 17 tetor, ai dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse në një tjetër banesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të 37-vjeçarit, identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku ai mund të jetë i përfshirë.
“Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa.
Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni.
Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur).
Si rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të Policisë së Tiranës, për garantimin e sigurisë së qytetarëve, si dhe falë intensifikimit të kontrolleve dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.
Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte shtetasi P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan.
37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, me motomjet.
Si rezultat i ndjekjes policore, është bërë kapja dhe arrestimi i tij, në afërsi të liqenit të Paskuqanit.
Në momentin e ndalimit, është konstatuar se 37-vjeçari kishte vendosur maskë silikoni dhe gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri (pistoletë) me municion.
Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, P. D, më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë, si dhe më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më tej, dyshohet se motomjeti me të cilin 37-vjeçari u konstatua duke lëvizur gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lita”, është i vjedhur.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë ai”, njofton policia./ CNA
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në orët e vona të së diel...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lezhë në orët e von...
Një 44-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në komunën e P...
Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Ko...
Një biznes pranë zonës së 9-katësheve në kryeqytet është p...
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndarë të dhënat e ve...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “...
Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga, pasi u kap në flagra...
Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në Spanjë, me qël...
Një i dënuar ka ndërruar jetë orës 05:00 të mëngjesit të s...
Policia e Korçës ka ndarë detaje lidhur me ngjarjen e rënd...
Dy emigrantë janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin ...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi vodhën një kasaf...
Policia e Vlorës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me shpall...
Detaje të reja janë zuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur p...
Dy të rinj, janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali...
Një 30-vjeçare është paraqitur ditën e sotme në poliklinik...
Një konflikt i dhunshëm me pasojë një viktimë ka ndodhur d...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkoll...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...