web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar

7 Janar 2024, 18:46, Kronika CNA

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale E.H., i cili është përplasur me një makinë “Audi A3”, teksa po kthehej nga puna me mjetin e tij “Fiat Punto”.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të Bellantes, në provincën e Teramos.

32-vjeçari shqiptar, i cili raportohet se është baba i dy vajzave të moshave 7 dhe 2 vjeç, nuk arriti që të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa shtetasi italian, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” pësoi disa dëmtime të lehta

Oficerët e policisë lokale shkuan menjëherë në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik./ CNA

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar





Lajmet e fundit nga