web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident pranë kryqëzimit të Savrës/ Automjeti përplas motoçikletën, 1 i lënduar

19 Gusht 2025, 17:07, Kronika CNA

Aksident pranë kryqëzimit të Savrës/ Automjeti përplas

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të kryqëzimit të Savrës.

Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës është lënduar dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pritet mbërritja e Policisë Shkencore për hetimin dhe dokumentimin e ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga