web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzoi me të renë me probleme të shëndetit mendor/ Procedohet 65-vjeçari

24 Shtator 2025, 14:17, Kronika CNA

Abuzoi me të renë me probleme të shëndetit mendor/

Policia e Memaliajt ka proceduar penalisht një 65-vjeçar.

E. R. u procedua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 32-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia./CNA





Lajmet e fundit nga