web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident te “Katër Rrugët e Shijakut”/ Përplasen automjetet, 1 viktimë

23 Shtator 2025, 07:27, Kronika CNA

Aksident te “Katër Rrugët e Shijakut”/ Përplasen

Një aksident është shënuar në mesnatë në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë.

Mësohet se automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga