Sulm me armë në Serbi/ Tetë persona të vrarë
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...

Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për të nënshtruar së shpejti Kievin dhe për të pushtuar Ukrainën, sipas një vlerësimi më të fundit të bërë nga zyrtarë të lartë amerikanë.
Përfaqësues të agjencive amerikane të zbulimit kanë thënë më parë se presidenti rus besonte, se në mënyrë që të përmbushte fatin e tij, do të ishte e nevojshme që ai të pushtonte Ukrainën.
Por ndërsa lufta po zvarritet në vitin e saj të dytë, zbulimi amerikan beson se udhëheqësi rus ka pranuar disi, realitetin në terren.
“Ne vlerësojmë se Putini ka të ngjarë të zvogëlojë ambiciet e tij afatshkurtra, për të konsoliduar kontrollin e territorit të pushtuar në Ukrainën lindore dhe jugore, si dhe për të siguruar që Ukraina nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s”, tha të enjten drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, përpara anëtarëve të komisionit të Forcave të Armatosura në Senat.
“Forcat ruse fituan më pak territor në muajin prill sesa gjatë tre muajve të mëparshëm, pasi dukej se ato po kalonin nga operacionet sulmuese, në ato mbrojtëse përgjatë vijës së frontit”, tha zonja Haines.
"Forcat ruse po përballen me mungesa të konsiderueshme në municione dhe janë nën kufizime të konsiderueshme të personelit", shtoi ajo. "Nëse Rusia nuk nis një mobilizim i detyrueshëm dhe nuk siguron furnizime të konsiderueshme me municione, përtej dërgesave ekzistuese që vijnë nga Irani e nga vende të tjera, do të jetë gjithnjë e më sfiduese për ta, që të kryejnë operacione sulmuese, qofshin këto edhe modeste", shtoi ajo.
Zonja Haines, duke i bërë jehonë një paralajmërimi nga dëshmia e saj para Kongresit në muajin mars, tha se Rusia dhe Ukraina janë ngërthyer në një "luftë brutale, në të cilën asnjë ushtri nuk ka një avantazh absolut".
Ukraina, tha ajo, mbetet e varur nga ndihma ushtarake perëndimore për të zbehur avantazhin që ka Rusia, ndërkohë që Kremlini po detyrohet të mbështetet më shumë te kërcënimet dhe taktikat asimetrike, për shkak të degradimit të forcave tokësore të tij.
Forcat tokësore të Rusisë "po mbështeten në rezerva dhe pajisje rezervë", tha gjeneral lejtnant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak.
"Atyre do t'u duhet kohë për të rimarrë veten", u tha ai ligjvënësve, ndërsa dëshmonte përkrah zonjës Haines. "Vlerësimet shkojnë nga 5 deri në 10 vjet, duke parë mënyrën se si po ndikojnë sanksionet tek ata dhe tek aftësia e tyre për të rikthyer teknologjinë sërish në funksionim".
Zoti Berrier, paralajmëroi se me gjithë degradimin e forcave tokësore ruse, kjo nuk duhet të shihet si një tregues dobësie i përgjithshëm.
"Edhe pse forcat e tyre tokësore janë tashmë të degraduara, ata do t'i rindërtojnë shpejt", tha ai, duke e cilësuar Moskën ende një kërcënim madhor, për shkak të kapaciteteve të saj bërthamore, që nuk janë provuar ende.
Të pyetur nëse zoti Putin mund të jetë i prirur të përdorë armë bërthamore për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë, zyrtarët e zbulimit amerikan thanë se deri tani, nuk ka gjasa.
"Kemi menduar një sërë skenarësh", u tha zoti Berrier ligjvënësve. "Për momentin, ne mendojmë se nuk ka gjasa".
"Nga perspektiva e komunitetit të zbulimit është shumë e pamundur", shtoi zonja Haines.
Sulmi me dronë ndaj Kremlinit
Ashtu sikurse edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, zonja Haines dhe zoti Berrier kërkuan të tregohet kujdes në lidhje me akuzën e Rusisë se pas sulmit me dronë këtë javë ndaj Kremlinit, si pjesë e një përpjekjeje për të vrarë Presidentin Putin, qëndron Ukraina.
"Qeveria ukrainase e ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe në këtë fazë, ne nuk kemi informacion që do të na jepte mundësinë të ofronim një vlerësim të pavarur mbi këtë çështje", tha ajo.
Zonja Haines tha se është një fakt i ditur se Vladimir Putini zakonisht nuk e kalon natën në Kremlin, gjë që hedh disa dyshime mbi pretendimin rus.
Zoti Berrier tha gjithashtu se disa fotografi sugjeronin se sulmi ishte organizuar me dronë, të cilët kontrolloheshin nga dikush në tokë, e në fushëpamjen e Kremlinit./ Voa
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minu...
Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje t...
UASHINGTON – Drejtorja ekzekutive e Agjencisë së Shtet...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enj...
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar nj...
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar n...
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash ...
Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se...
Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, b...
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kap...
Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Policia braziliane bastisi këtë të mërkurë shtëpinë e ...
Serbia ka shpallur tri ditë zie kombëtare për 8 nxënësit d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...