Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, kancelari gjerman Olaf Scholz sqaroi në Beograd se për këtë nevojiten reforma të mëtejshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kancelari tha se konkretisht bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Scholz e vlerësoi reformën gjyqësore në Serbi duke shtuar në të njëjtën kohë se tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm.
Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat për Kosovën
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Scholz-i ishte shprehur edhe për përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për anëtarësim në BE. "Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjerin, të bëhen anëtarë të BE-së”. Kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi zemërim në Beograd.
Pas takimit me Scholz-in presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ai po "dëgjon për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke" duke shtuar se "ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka."

Scholz-i reagoi me qetësi ndaj zemërimit të Vuçiçit në konferencën e përbashkët për shtyp duke thënë se "tha diçka që është e qartë dhe se ndoshta kjo do të ndihmojë."
Kancelari theksoi edhe një herë se synimi i tij është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE "jo në një të ardhme shumë të largët, por sa më shpejt të jetë e mundur."
Kritikë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë
Që para vizitës në Beograd Scholz-i i kishte sugjeruar Serbisë të ndryshonte kursin e saj në politikën ndaj Rusisë. Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t'i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të. Sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Në Bograd Scholz-i deklaroi: "Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE".

Vuçiç tha se Beogradi e kishte dënuar sulmin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe organe të tjera, por se vendi i tij ka një qëndrim të ndryshëm ndaj sanksioneve, sepse Serbia gjendet në një "situatë shumë të komplikuar” kur është fjala për furnizimin me energji.
Kancelari Olaf Scholz e vazhdon nesër turin e tij në Ballkan me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.DW/CNA.al
Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien ...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Prishtinë se di...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se dialogu mes Koso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një ko...
Olaf Sholc nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimi...
Më 4 qershor 2022 një burrë i maskuar shkoi me biçikle...
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abrah...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka zhvill...
Të premten Kancelari Federal Olaf Sholc do të nisë një...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bas...
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
Zëdhënësja e shtypit e Guvernatorit të Floridës, Ron D...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me...
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...