Zelensky: Rusia po ndërlikon përfundimin e luftës
Volodymyr Zelensky ka thënë se refuzimi i Rusisë për të rë...

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”.
Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiq – janë përfshirë nga flakët.
Incidente të ngjashme janë regjistruar në ditët e fundit edhe në shumë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin, Beogradin.
Daçiq ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe – parti e ekstremit të djathtë – të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojisllav Sheshel.
Në disa incizime janë parë zyrtarët policorë duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke i shpërndarë protestuesit, të cilët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të tyre.
Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd, ku protestuesit janë mbledhur para selisë së partisë Vuçiqit, mirëpo më vonë janë shpërndarë nga policia përmes gazit lotsjellës.
Përleshjet kanë shpërthyer pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shihen disa të rinj të ndaluar nga autoritetet ditëve të fundit në Novi Sad. Ata shihen të gjunjëzuar me shpinën e kthyer kah zyrtarët policorë në momentin e arrestimit.
Policia, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar autenticitetin e këtyre fotografive, dhe as nuk ka thënë se do të nisë ndonjë hetim për abuzim eventual të kryer nga policia.
Në Valljevë, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Mos i rrihni fëmijët tanë” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të ndaluarve.
Daçiq, në anën tjetër, ka thënë në konferencë se policia është përballur me sulme të vazhdueshme.
Ai ka paralajmëruar se “të gjithë ata që përhapin informacion të rremë” do të arrestohen, duke iu referuar disa raportimeve të pasakta në rrjete sociale për “vdekjen e një protestuesi”.
Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.
Ato janë qenë në krye të protestave që mbahen në Serbi prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe pikënisje e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe beton në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria./ REL
Volodymyr Zelensky ka thënë se refuzimi i Rusisë për të rë...
Donald Trump ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëp...
Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo lindi më 7 qersho...
Pippo Baudo ka ndërruar jetë sonte në Romë në moshën 89 vj...
Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi ...
Tre persona u vranë dhe një grua u plagos rëndë pas të sht...
Uragani Erin është intensifikuar me shpejtësi duke u shndë...
Presidenti Vladimir Putin tha se takimi i tij me homologun...
Raportohet se Vladimir Putin i ka bërë një propozim Donald...
Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e t...
“Koalicioni i të vullnetshëmve”, një grup vendesh që janë...
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mela...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka de...
Një grup udhëheqësish europianë kanë publikuar një deklara...
Pas takimit të tij me Putin-in dhe telefonatës me udhëheqë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije...
Gjatë fluturimit për në Uashington DC, Presidenti i SHBA-s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se presid...
Presidenti Vladimir Putin ka konfirmuar deklaratën e presi...
Presidenti Donald Trump e vlerësoi me notën "10" takimin m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...