Tragjike në Napoli/ Tre viktima dhe një e plagosur rëndë
Tre persona u vranë dhe një grua u plagos rëndë pas të sht...

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve:
Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: "Nëntë muaj protesta të udhëhequra nga studentët kundër regjimit në Serbi kanë qenë kryesisht paqësore. Pastaj të martën, përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u përshkallëzuan në qytete të vogla në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka. Të mërkurën, studentët bënë thirrje për protesta nën sloganin Serbi, zgjohu!
Qytetarët në kryeqytetin Beograd, si dhe në Novi Sad, Nish, Krushevac, Smederevo, Uzhice, Çaçak, Pançevo dhe Lazarevac, iu përgjigjën thirrjes. Trazira të rënda shpërthyen në disa qytete dhe rreth 70 persona u plagosën ditën e dytë, siç njoftoi Ministria e Brendshme".
"Regjimi është në një kurs konfrontimi me studentët. Njësitë speciale të policisë luajnë vetëm një rol dytësor. Ato nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe kur ka demonstrata të njëkohshme në disa qytete, ato zakonisht janë plotësisht të mbingarkuara. Aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u liruan mbi qytetarët që demonstronin kundër autokracisë së korruptuar dhe për sundimin e ligjit".
Pasi përshkruhet pamja mjaft e ngjashme e këtyre simpatizantëve të Vuçiqit "me qafa të trasha, shpatulla të gjera, që tregojnë muskuj të fortë dhe shpesh me tatuazhe, bluza dhe kapele të zeza, dhe shumë prej tyre janë të maskuar", thuhet se mediat kritike i kanë identifikuar shumë prej tyre si kriminelë me të dhëna të gjera policore.
Artikulli gjithashtu kujton shkurtimisht shembjen në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar. Opozita beson se kjo tragjedi u shkaktua nga "korrupsioni endemik" ndërsa qindra mijëra studentë hynë papritmas në skenën politike, duke këmbëngulur gjatë nëntë muajve të fundit në "rezistencë të palodhur kundër regjimit të Vuçiçit". "Rezistenca studentore tani është forca më e fortë politike në Serbi."
Ivanji dha gjithashtu një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit, përleshjeve dhe dhunës përpara zyrave të partisë SNS, dhe në rrugët e Novi Sadit.
"Të mërkurën, Vuçiç u shfaq në selinë e partisë në Beograd gjatë protestave masive. Atje, ai i inkurajoi anëtarët e SNS-së të përballeshin me demonstruesit. Gazetari i famshëm Milan Qulibrk komentoi për këtë duke thënë se Serbia nuk ka më president. Domethënë, në mes të krizës, Vuçiq mbështeti njërën anë dhe doli përpara si udhëheqës i partisë dhe jo si kreu i shtetit - Vuçiq vetëm formalisht e drejton partinë.
"Të dy njoftuan se çfarë të presin tani: Anëtarët e SNS-së nuk do të tërhiqen më dhe do të mbrojnë shtëpitë dhe pronën e tyre nga sulmet terroriste, sipas parimit: të gjithë për një - një për të gjithë."
"Në vend që thjesht të shpallë zgjedhje të parakohshme, Vuçiq po e zhyt vendin në luftë civile, njoftoi lëvizja studentore në llogarinë e saj në Instagram", shkruan Tagesspiegel.
Gazeta Rheinische Post publikoi një raport të shkurtër mbi atë që po ndodh "Nga Novi Sadi deri në Nish" nën titullin "Protestat antiqeveritare po përshkallëzohen në Serbi".
Gazetari Thomas Roser raporton se Presidenti Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do t'i pastrojë rrugët nga huliganët dhe se nuk do të ketë mëshirë për... ata.
"Në vendin e përçarë politikisht që aspiron anëtarësimin në BE, muaj të tërë protestash për korrupsion janë përshkallëzuar. Vuçiq fajëson kritikët e tij për përplasjet e përgjakshme. Megjithatë, aktivistët studentorë, opozita dhe media e pavarur flasin për trazirat që janë orkestruar nga banditët e partisë në pushtet".
Niklas Zimmermann shkruan për Frankfurter Allgemeine Zeitung gjithashtu se çfarë ka ndodhur në Serbi gjatë tre ditëve të fundit dhe si e shohin studentët dhe qeveria situatën.
"Shkaku specifik i valës së fundit të protestave nuk duhet kërkuar te George Soros, i cili shpesh përmendet si iniciatori i tyre i supozuar, por në provincën veriore serbe. Në qytetin Vrbas, thuhet se u lënduan më shumë se 50 persona. (...) Këto përplasje morën edhe një komponent ndërkombëtar, pasi njëra prej tyre ndodhi në Baçki Petrovac, ku popullsia shumicë është sllovake. Atje, një grup mbështetësish të SNS-së shkatërruan një ekspozitë fotografike që mbështeste protestat e studentëve gjatë një eventi vjetor sllovak.”
"Avokati i Popullit sllovak, Robert Dobrovodski, iu drejtua Avokatit të Popullit serb dhe i kërkoi atij të hetonte veprimet e policisë, të cilët akuzohen se nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Edhe udhëheqësi i opozitës, Michal Simecka, udhëtoi për në Bakçki Petrovac për të shprehur solidaritetin e tij atje. Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili është politikisht i afërt me Vuçiqin, kishte thënë më parë se këto konflikte ishin një çështje e brendshme për Serbinë. Opozita e akuzoi atë se nuk kujdesej për bashkatdhetarët e tij jashtë vendit”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung./DW
Tre persona u vranë dhe një grua u plagos rëndë pas të sht...
Uragani Erin është intensifikuar me shpejtësi duke u shndë...
Presidenti Vladimir Putin tha se takimi i tij me homologun...
Raportohet se Vladimir Putin i ka bërë një propozim Donald...
Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e t...
“Koalicioni i të vullnetshëmve”, një grup vendesh që janë...
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mela...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka de...
Një grup udhëheqësish europianë kanë publikuar një deklara...
Pas takimit të tij me Putin-in dhe telefonatës me udhëheqë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije...
Gjatë fluturimit për në Uashington DC, Presidenti i SHBA-s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se presid...
Presidenti Vladimir Putin ka konfirmuar deklaratën e presi...
Presidenti Donald Trump e vlerësoi me notën "10" takimin m...
Presidenti Vladimir Putin, gjatë konferencës për mediat në...
Në Alaskë u zhvillua takimi me Presidentit të SHBA-së Dona...
Disa persona u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti rus, Vla...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladim...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...