“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...

Një person i armatosur u kap nga ushtarët libanezë pasi u përpoq të sulmonte ambasadën amerikane në Liban të mërkurën.
Sulmi ndodhi ndërsa tensionet ziejnë në vendin e vogël mesdhetar, ku luftimet disa muajshe mes militantëve të Hezbollahut dhe trupave izraelite kanë zhvendosur mijëra banorë përgjatë kufirit.
Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtarët qëlluan një sulmues, për të cilin u tha se është shtetas sirian. Personi i armatosur u plagos dhe u dërgua në spital.
Motivet e sulmit ende nuk dihen por, mediat libaneze publikuan fotografi që duket se tregojnë një sulmues të përgjakur që ka të veshur një jelek të zi me fjalët "Shteti Islamik", të shkruara në arabisht dhe inicialet angleze "I" dhe "S".
Mediat lokale raportuan se pati një përleshje me armë për gati gjysmë ore afër misionit diplomatik amerikan në lagjen periferike Aukar, në veri të Bejrutit.
Një zyrtar libanez i sigurisë tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ishin katër sulmues, tre nga të cilët hapën zjarr. Sipas zyrtarit që foli me kusht që të mos i përmendej emri, një sulmues u vra, një u arratis dhe i treti u plagos dhe u arrestua nga ushtria libaneze.
Ambasada amerikane tha se nuk pati dëme në njerëz gjatë sulmit të mëngjesit në hyrje të ambasadës.
Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit libanez në detyrë Najib Mikati, thuhet se ai është informuar pas takimeve me ministrin e mbrojtjes dhe komandantin e ushtrisë se situata tani është e qëndrueshme dhe janë duke u zhvilluar hetime serioze.
Ushtria libaneze tha se vendosi trupa shtesë rreth ambasadës dhe zonave aty pranë.
Në vitin 1983, një sulm vdekjeprurës me bombë në ambasadën amerikane në Bejrut, la pas vetes 63 të vrarë. Zyrtarët amerikanë fajësuan për sulmin grupin militant libanez, Hezbollah. Pas atij sulmi, ambasada u zhvendos nga Bejruti qendror në lagjen e krishterë Aukar, në veri të kryeqytetit.
Në shtator të vitit 2023, forcat libaneze të sigurisë arrestuan një libanez që hapi zjarr afër ambasadës amerikane. Sulmi kaloi pa dëme në njerëz.
Në tetor të vitit 2023, qindra protestues u përleshën me forcat libaneze të sigurisë në demonstratat pranë ambasadës amerikane në mbështetje të popullit të Gazës dhe grupit militant Hamas në luftën e tij me Izraelin./ Voa
Më 4 qershor, Parlamenti i Turqisë është kthyer në një are...
Pushuesit që shkojnë në Aeroportin Gatwick të Londrës ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të ta...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të m...
Moti i keq në Gjermani ka shkaktuara përmbytje në disa qyt...
Ujë, baltë, rrënoja dhe shkatërrim. Rindërtimi dhe rinovim...
Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronë...
Sllovenia është vendi më i fundit evropian që njeh sht...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një ...
Migrantëve që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin mes Sht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar këtë t...
Tetë të mbijetuar të Holokaustit u kanë bërë thirrje të ri...
Një grua somaleze kalon dorën e saj të lidhur me fasho për...
Italia e ka regjistruar numrin më të madh të turistëve ndo...
Një oficer iranian u vra nga sulmet e dyshuara ajrore të I...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe këshillta...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rritje eko...
Sipas dokumenteve të Gjykatës amerikane, një bankë britani...
Për shtetasit e shumicës së vendeve të botës, planifik...
Forca e Mbrojtjes e Australisë (ADF) do të lejojë edhe rek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...