Një muaj protestë/ Qytetarët mblidhen në qendër të Tiranës
Këtë të hënë ka nisur në Tiranë protesta qytetare e radhës...
Këtë të hënë ka nisur në Tiranë protesta qytetare e radhës...

Gjermania nuk largohet nga Kosova – të paktën jo këtë vit. Të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-it do të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.
Çfarë thanë deputetetët në Bundestag?
"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk duhet reduktuar vetëm në çështje sigurie", tha deputeti konservator Johannes Volkmann (CDU/CSU), i cili merrte fjalën për herë të parë në parlament. Volkmann, nipi i kancelarit të njohur gjerman Helmut Kohl, i cili në vitin 1990 udhëhoqi ribashkimin historik të Gjermanisë, kërkoi një qasje më të guximshme ndaj Kosovës: „Si mund të ndihen brezat e rinj në Kosovë kur ende nuk është realizuar premtimi për integrim në BE që u dha në Selanik në vitin 2003?" Ai i bëri thirrje BE-së që më në fund ta njohë Kosovën plotësisht dhe ta pranojë në Këshillin e Europës.
Stefan Keuter, përfaqësuesi i së djathtës së skajme AfD, partia më e madhe opozitare në Bundestag, hodhi poshtë të gjithë logjikën e misionit në Kosovë. „Ky nuk është konflikti ynë. Ky mision nuk ka sjellë asgjë konkrete (..) Me ato para mund të ushqenim fëmijë të uritur në Jemen ose Sudan."
Një tjetër zë kritik erdhi nga E Majta, ku deputetja Gökay Akbulut e quajti misionin e KFOR-it një „zgjidhje të ngrirë ushtarake pa perspektivë". „Kosova është ende një nga vendet më të varfra në Europë. Nuk kemi nevojë për më shumë trupa, por për shkolla, spitale dhe vende pune."
Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbrojtën vendimin për zgjatjen e mandatit:
„Ushtarët tanë ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike", tha ministrja Nancy Faeser (SPD), ndërsa Niklas Wagner (Të Gjelbrit) e quajti KFOR-in „spirancë stabiliteti", dhe paralajmëroi: „Nëse SHBA-ja tërhiqet, Europa duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi – ndryshe vakuumin do ta mbushin aktorë autoritarë."
Çfarë roli kanë ushtarët gjermanë në kuadër të KFOR-it
Deri në 400 ushtarë dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë. Detyra e tyre? Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik. Gjermania shpreh qartë edhe mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një strukturë moderne dhe të kontrolluar në mënyrë demokratike – si përgatitje për integrimin në NATO dhe BE.
Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Gjermania ishte një nga kontribueset më të mëdha në misionin KFOR, me deri në 6 000 ushtarë të dislokuar në Kosovë. Prania u ruajt në nivele të larta deri në vitin 2004, kur pas trazirave ndëretnike u përforcua sërish me 600 trupa shtesë.
Nga viti 2011 nisi një ulje graduale, duke zbritur në më pak se 1 000 ushtarë dhe duke e mbyllur bazën ushtarake në Prizren më 2018.
Në fund të vitit 2022, Gjermania kishte vetëm rreth 80 ushtarë në terren. Por me rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e kontingjentit austriak, Berlini reagoi: në prill 2024 u dërgua një kompani shtesë dhe sot Bundestagu ka mandatuar deri në 400 trupa – një rikthim simbolik i vëmendjes ndaj sigurisë në rajon.
Misioni ushtarak në Kosovë i kushton Gjermanisë 38.9 milionë euro./ DW
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së Gjyk...
Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe e...
Një nga dy kriminelët e përfshirë në rrëmbimin që i dha bo...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrsky, th...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të zgjasë afatin e ...
Këshilli Evropian dënon sulmin terrorist ndaj Kishës Ortho...
Fitorja ndaj Iranit krijon mundësi të reja për marrëveshje...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se n...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo...
Pentagoni ka publikuar një video të rrallë të bombave shka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në lid...
Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për...
Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që k...
E djathta ekstreme Marine Le Pen, së cilës iu ndalua të ka...
Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar një raund të ri shkëmbime...
Një indeks i ri ka identifikuar vendet më të ndjeshme ndaj...
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se “asgjë nuk u z...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...