Shtëpia e Bardhë: Nuk është hequr uranium i pasuruar nga objektet iraniane
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se n...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.
Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.
Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.
Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.
“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.
“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.
Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.
Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.
“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.
Izraeli filloi të lejojë futjen graduale të ndihmave në fund të majit, pas një bllokade të përgjithshme që zgjati më shumë se dy muaj. Megjithatë, shpërndarja e ndihmave është shoqëruar me skena kaotike dhe raporte pothuajse ditore për forcat izraelite që hapin zjarr ndaj njerëzve që presin për të marrë racione ushqimore.
Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.
Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.
Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./ Rel
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se n...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo...
Pentagoni ka publikuar një video të rrallë të bombave shka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në lid...
Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për...
Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që k...
E djathta ekstreme Marine Le Pen, së cilës iu ndalua të ka...
Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar një raund të ri shkëmbime...
Një indeks i ri ka identifikuar vendet më të ndjeshme ndaj...
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se “asgjë nuk u z...
Dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën ndërsa stuhi...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka rea...
Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregull...
Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, k...
Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se sulmet e SHB...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mohoi se e k...
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, mbërriti n...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqë...
Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...