Video-Protesta në Tiranë/ Qytetarët nuk lejohen të vendosin banderola në Universitetin Politeknik
Mijëra protestues që janë grumbulluar këtë të hënë për pro...
Mijëra protestues që janë grumbulluar këtë të hënë për pro...

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t'u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, projektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).
Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se "do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar". Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.
Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë - nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.
Qëllimi afatgjatë është të ndërtohet një forcë rezervë prej 200.000 rezervistësh. Aktualisht janë maksimumi gjysma e këtij numri. Nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm do të mund të futej edhe rekrutimi ushtarak.
Shërbimi automatik ushtarak
Ekziston edhe mundësia që në ligjin e ri të parashikohen rregulla të tjera, nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm. Ministri thotë se këto masa janë të domosdoshme.
Por Pistorius pohon se në këtë moment ai nuk mund të marrë një vendim përfundimtar nëse një ligj i tillë që parashikon rekrutimin do të pranohet apo jo. Megjithatë ai beson se do të jetë kështu.
Projektligji duhet të diskutohet në qeverinë gjermane para pushimeve verore, dhe pastaj të miratohet. As në mesin e socialdemokratëve të Pistoriusit nuk janë të gjithë dakord me futjen e shërbimit ushtarak, me përkufizimin paraprak "në rast nevoje".
Kryetari i grupit parlamentar, Matthias Miersch, mendon se rekrutimi mund të diskutohet "sa më shpejt që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme zgjedhore", por kreu i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil mendon se ka ardhur koha për t'u përgatitur për rikthimin e mundshëm të rekrutimit.
Pistorius së pari dëshiron ta bëjë Bundeswehrin më tërheqës për vullnetarët - tetëmbëdhjetëvjeçarët do të kontaktohen me postë. Burrat e rinj duhet të përgjigjen në pyetësorin që marrin, ndërsa vajzat mund ta bëjnë, por nuk janë të detyruara.
Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të tërheqin sa më shumë rekrutë që Bundeswehri mund të stërvitë dhe të vendosë në kazerma aktualisht. Pistorius dëshiron të rrisë numrin e forcave të armatosura nga 180.000 sa ka tani në 250.000 deri në 260.000 ushtarë. Është planifikuar edhe ndërtimi i objekteve të reja ushtarake.
"Nuk mund ta mbrojmë veten me pyetësorë"
Pistorius tha se nëse numri i vendeve të disponueshme në kazermë tejkalon numrin e vullnetarëve, atëherë mund të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera, ku duhet të veprojnë qeveria dhe parlamenti.
Ngjashëm me Pistorius, kreu i Zyrës së Kancelarit Thorsten Frei (CDU) propozon një mekanizëm që do të parashikonte një kalim në shërbimin ushtarak nëse nuk përmbushen objektivat e rekrutimit. "Ne do ta diskutojmë këtë në koalicion dhe do të përpiqemi të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët", tha Frei për "RTL" dhe "ntv".
Kryeministri bavarez, Markus Söder, (CSU) ka bërë përsëri thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në emisionin ZDF-Morgenmagazin, ai theksoi kërcënimin nga Rusia. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar sepse ujërat e tyre territoriale dhe hapësira ajrore "u sfiduan dhe u shkelën vazhdimisht". Duhet të bëhet një vlerësim: "Sa kohë kemi ende?", tha Söder. "Ne nuk e vendosim këtë, por situata ndërkombëtare e kërkon atë."
Söder mirëpriti një nxitje më të madhe për shërbimin vullnetar. "Por nëse doni të mbroni kufirin e NATO-s, nëse doni të mbroni kufirin kombëtar dhe nëse me të vërtetë doni të keni ushtrinë më të fortë në Europë (...), atëherë ndoshta nuk do të bëhet kjo vetëm me vullnetarizëm."/ DW
Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, k...
Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se sulmet e SHB...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mohoi se e k...
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, mbërriti n...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqë...
Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, ...
Për Holandën, ky ishte operacioni më i madh i sigurisë në ...
Iniciativa vjen në një kohë kur Evropa rrezikon të mbetet ...
BE-ja e ka dëgjuar Presidentin Trump dhe të gjithë po bëjn...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka përmendur gjatë konferen...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi takimin...
Linjat ajrore nuk do të lejohen t'u ngarkojnë pasagjerëve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha sot s...
Gjatë Audiencës së Përgjithshme të së Mërkurës, Papa Leo X...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fjalës së tij në n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar konferencën...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, mbajti një fjalim në punimet e...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur një takim ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur...
Zvicra do të fillojë bisedime eksploruese me Bashkimin Eur...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...