Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Turqia po përgatitet për fillimin e një operacioni të gjerë kundër rebelëve kurdë që e ushtrojnë aktivitetin e tyre nga Iraku. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është zotuar t’i japë fund kërcënimit nga grupi rebel kurd, PKK, që ka luftuar kundër Turqisë prej dekadash. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Ankaraja po përpiqet ndërkaq të fitojë mbështetjen e Bagdatit dhe Teheranit.
Prej dy vitesh, forcat turke kanë bërë operacione ushtarake në vendin fqinj Irak, kundër bazave të PKK-së, që lufton për të drejtat e pakicës kurde në Turqi prej dekadash.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zotohet tashmë se do t’i japë fund njëherë e mirë kërcënimit nga PKK-ja dhe aleatët e tyre në Sirinë fqinje.
“Do të veprohet gjatë ditëve në vijim ndaj objektivave të PKK-së përgjatë kufirit me Irakun prej 300 kilometrash. Duke siguruar kufirin me Irakun, Turqia pritet të krijojë një korridor të ri sigurie prej 40 kilometrash, të ngjashëm me atë në Siri”, thotë Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk dhe njëkohësisht profesor në Universitetin Yeditepe të Stambollit.
Ankaraja mori një mbështetje të mëtejshme këtë muaj në luftën kundër PKK-së, kur Bagdadi e shpalli të jashtëligjshëm këtë grup kurd.
Presidenti turk Erdogan po krijon lidhje të ngushta me drejtuesit e qeverisë rajonale gjysmë-autonome të Kurdistanit, në Irak. Analistët thonë se një bashkëpunim i tillë është jetik për objektivin e Ankarasë për të eliminuar plotësisht rrezikun nga PKK-ja.
“Turqia do të përqendrohet tek kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë, së bashku me forcat Peshmerga të qeverisjes rajonale kurde. Dhe Turqia dëshiron të bëjë një rrethim të plotë të të gjithë anëtarëve të PKK-së në Irak dhe t’i shkatërrojë ata, t’i neutralizojë ata”, thotë Murat Aslan, nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale.
Presidenti turk Erdogan pritet të vizitojë rajonin gjysmë-autonom Kurdistan, si dhe Bagdadin, ku PKK-ja pritet të jetë temë qendrore. Analistët thonë se tregtia e shtuar dypalëshe, si dhe e tranzitit ndërkombëtar të mallrave nëpërmjet Irakut dhe Turqisë, i jep zotit Erdogan ndikim më të madh ndaj Bagdadit.
“Shpërblimi është ndërtimi i rrugës që lidh Basran me kufirin turk, që do të sjellë miliarda dollarë në buxhetin e Bagdadit. Që ky projekt të realizohet, duhet të ketë stabilitet dhe siguri në Irak. Ankaraja dëshiron ta përshtasë me këtë rast luftën e saj kundër PKK-së”, thotë Aydin Selcen, analist i politikës së jashtme.
Por analistët paralajmërojnë se shtabi i PKK-së gjendet në rajonin malor Qandil, të Irakut, në kufi me Iranin. Kjo do të thotë se për operacionin duhet të fitohet mbështetja e Teheranit.
“Mali Qandil shtrihet në Iran dhe Irak. Sa herë bëjnë operacione në rajon, ata shkojnë në Iran për t’u strehuar dhe rikthehen më vonë. Pra, kjo fushatë duhet të mbështetet nga ana iraniane, por kjo nuk është e garantuar. Do të shohim se ç’do të ndodhë”, thotë zoti Aslan.
Rivaliteti ndërmjet Turqisë dhe Iranit po rritet në mbarë rajonin dhe analistët thonë se Teherani mund të hezitojë të mbështesë kërkesat e Turqisë, duke i rritur kështu më tej tensionet./ VOA
Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialist...
Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Joe Biden...
Inspektorët e sigurisë po analizojnë kutinë e zezë të anij...
Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë për procesin e anë...
Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Partia Demokratike ...
Numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit në një sallë konce...
Të premten bëhet një vit që kur gazetari amerikan, që ...
Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izrae...
Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian...
Agjencia më e lartë ligjzbatuese në luftën kundër krim...
Kanali televiziv shtetëror i Koresë së Veriut ka censuruar...
Një prodhues japonez i pelenave ka njoftuar se do të ndalo...
Amit Soussana është një nga pengjet izraelite, e cila ka r...
Sipas një studimi të ri, rreth një në gjashtë adoleshentë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në P...
Qyteti më i vizituar i Spanjës ka rritur taksën e re t...
Në Slloveni, festivali i lashtë Pust zhvillohet para Pashk...
Forcat ruse i kanë rrëzuar 18 raketa ukrainase që ia kishi...
Mbështetja pa rezerva për veprimet ushtarake izraelite...
Komisioni Evropian u kërkoi platformave të mëdha socia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...