Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit
Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izrae...

Të premten bëhet një vit që kur gazetari amerikan, që punon për gazetën “The Wall Street Journal”, u arrestua në Rusi me akuzën për spiunazh. Zoti Gershkovich është një nga dy gazetarët amerikanë që mbahen të burgosur nga Moska. Ndërsa zotit Gershkovich, së fundmi, iu vazhdua paraburgimi, siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Cristina Caicedo Smit, familja dhe kolegët vazhdojnë përpjekjet për lirimin e tij.
Në një sallë gjyqi në Moskë, gazetarit amerikan Evan Gershkovich i njoftohet se do të qëndrojë edhe tre muaj i burgosur.
Por ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, thotë se është koha që Moska ta lirojë zotin Gershkovich.
“Qeveria ruse ende nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e saj. Ajo nuk ka asnjë justifikim për ndalimin e gazetarit dhe asnjë shpjegim se përse fakti që ai bënte punën si gazetar përbënte një krim”, thotë Lynne Tracy, ambasadore e SHBA-së në Rusi.
Që nga arrestimi i tij në një qytet rreth 1600 km në lindje të Moskës, më 29 mars të vitit të kaluar, familja dhe kolegët e tij kanë kërkuar lirimin e gazetarit të “The Wall Street Journal”.
Vitin e kaluar, ata kanë dhënë shumë intervista, kanë mbajtur konferenca për shtypin dhe një mori takimesh private, duke përfshirë edhe një me presidentin Joe Biden.
Duke mbajtur lotët, Danielle Gershkovich përshkruan pasojat mbi familjen dhe letrat që ajo shkruan për t'i bërë shoqëri vëllait të saj.
“Përmes letrave ne duam të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta bëjmë njëri-tjetrin për të qeshur. Unë jam e mahnitur prej tij”, thotë Danielle Gershkovich, motra e gazetarit amerikan të burgosur në Rusi.
Rusia e akuzon zotin Gershkoviç për spiunazh, akuza që ai dhe gazeta e tij i mohojnë. Gjykatat e Moskës ia kanë mohuar atij vazhdimisht lirimin me kusht. SHBA e ka shpallur atë si person të burgosur padrejtësisht.
Juristi i kompanisë ku punon ai thotë se procesi ligjor është tërësisht i paqartë. Ata duhet të presin që Rusia të thotë se kur çështja mund të kalojë për gjykim.
“Në një moment, ata duhet të thonë, 'hetimi ka përfunduar dhe ne mund të bëjmë gjyqin. Ne nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo”, thotë Jason Conti, jurist që mbulon çështjet ligjore të gazetës “The Wall Street Journal”.
Për familjen, pritja është e vështirë.
“Ne i ndjekim lajmet çdo ditë. Është e rëndë për ne emocionalisht. Është më mirë të vazhdojmë të jemi të përqëndruar në këtë qëllim për lirimin e tij,” thotë zonja Gershkovich.
Nëse shpallet fajtor, gazetari amerikan mund të dënohet me 20 vjet burg. Por ai nuk është i vetmi gazetar amerikan i arrestuar në Rusi.
Alsu Kurmasheva, redaktore e rrjetit simotër të "Zërit të Amerikës", "Radios Evropa e Lirë", ka kaluar më shumë se pesë muaj në burg.
Gazetarja amerikano-ruse përballet me akuza të shumta, duke përfshirë mos regjistrimin si agjente e huaj. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon dënimin me 15 vjet burg.
Në rastin e zotit Gershkovich, kompania mediatike ku ai punon thotë se avokatët brenda Rusisë i mbajnë të informuar, aq sa kanë mundësi.
“Ata janë avokatë të guximshëm. Ka një kufi në atë që ata mund të thonë. Ata nuk lejohen të flasin për këtë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për akuza për spiunazh, të cilat ne i hedhim poshtë, por kjo është natyra e akuzave”, thotë juristi Jason Conti.
Kur gazetari amerikan Tucker Carlson intervistoi Presidentin Vladimir Putin, udhëheqësi rus la të kuptohej se Moska do të ishte e gatshme të lironte zotin Gershkovich në këmbim të një vrasësi të dënuar që mbahet në Gjermani.
Që atëherë, nuk ka pasur asnjë informacion të ri mbi negociatat diplomatike për këtë çështje.
Ndërkohë, familja, miqtë dhe kolegët e zotit Gershkovich vazhdojnë të shpresojnë për lirimin e tij të menjëhershëm, duke theksuar se kur autoritetet në Rusi, ose në ndonjë vend tjetër ndalojnë një gazetar, kjo ka një efekt rrëqethës. Disa nga pasojat, sipas tyre, janë largimi i mediave të huaja, auto-censurimi i gazetarëve vendas dhe mbetja e audiencës në errësirë./ VOA
Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izrae...
Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian...
Agjencia më e lartë ligjzbatuese në luftën kundër krim...
Kanali televiziv shtetëror i Koresë së Veriut ka censuruar...
Një prodhues japonez i pelenave ka njoftuar se do të ndalo...
Amit Soussana është një nga pengjet izraelite, e cila ka r...
Sipas një studimi të ri, rreth një në gjashtë adoleshentë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në P...
Qyteti më i vizituar i Spanjës ka rritur taksën e re t...
Në Slloveni, festivali i lashtë Pust zhvillohet para Pashk...
Forcat ruse i kanë rrëzuar 18 raketa ukrainase që ia kishi...
Mbështetja pa rezerva për veprimet ushtarake izraelite...
Komisioni Evropian u kërkoi platformave të mëdha socia...
Prej se u shfaq për herë të parë një dekadë më parë, grupi...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Ja...
Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që k...
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrë...
Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrime...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dukej e prirur të ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...