Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...

Prej se u shfaq për herë të parë një dekadë më parë, grupi militant Shteti Islamik Korasan (IS-K) gjerësisht është përqendruar në sulmet e tij në Afganistan dhe Pakistan.
Por, IS-K, dega e Shtetit Islamik (IS) në Afganistan, po kryen një numër në rritje të sulmeve vdekjeprurëse jashtë bastionit të tij në Azinë Jugore, përfshirë në Iran dhe Rusi.
Ekspertët thanë se sulmi vdekjeprurës në sallën e koncerteve jashtë Moskës më 22 mars, për të cilin gjerësisht iu vu faji IS-K, tregon aftësinë dhe ambiciet në rritje të kësaj dege, por edhe rolin e tij udhëheqës në ombrellën e organizatës.
“Kjo degë është bërë shtizë, dega udhëheqëse ndërkombëtare e Shtetit Islamik”, tha Lucas Webber, bashkëthemelues dhe redaktor i "MilitantWire.com".
Webber tha se udhëheqjes qendrore të IS-it në Siri dhe Irak i është dashur “të përqendrohet më shumë në mbijetesë, rigrupim dhe rindërtim të aftësive të tij dhe rrjeteve të tij” pasi grupi u mposht gjerësisht dhe u shkatërrua më 2019 nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
“Në thelb është bërë organizata mëmë e IS-it”, tha Webber, duke iu referuar IS-K, që fillimisht u shfaq në Afganistan në fund të vitit 2014, në vitin e njëjtë kur IS-i mori nën kontroll zona të mëdha në Siri dhe Irak dhe vetëshpalli një kalifat.
IS-i ka degë edhe në Gadishullin Arabik, Afrikë, Azi Juglindore dhe në Kaukaz.
Operacionet e jashtme
Teksa ka vazhduar të kryejë sulme në Afganistan dhe Pakistan, IS-K duket se muajve të fundit ka zhvendosur fokusin e tij në operacionet e jashtme.
Në janar, IS-K u fajësua për vrasjen e më shumë se 90 personave në qytetin jugor iranian të Kermanit, që ishte sulmi më vdekjeprurës në Republikën Islamike në dekada.
Më 22 mars, sulmues të armatosur sulmuan sallën e koncerteve në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 139 persona. Kjo ishte dhuna më e rëndë terroriste në Rusi në dy dekada.
IS-i mori përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët amerikanë posaçërisht fajësuan IS-K, përderisa Moska ua atribuoi sulmin ekstremistëve islamikë, pa përmendur degën e IS-it. IS-K më 25 mars kërcënoi se do të kryente më shumë “masakra” kundër Rusisë. Rusia ka shënjestruar militantët e IS-it në Siri dhe Afrikë dhe ka krijuar lidhje me Qeverinë e talebanëve, që është rivale e IS-K në Afganistan.
Webber nga "MilitantWire.com" tha se IS-K paraqet një kërcënim që po rritet me shpejtësi për Perëndimin. “Në një të ardhme të parashikueshme, ky duket të jetë një tregues i gjërave që do të vijnë”, tha ai.
Gjenerali Michael E. Kurilla, që udhëheq Komandën Qendrore të Ushtrisë amerikane, u tha ligjvënësve më 21 mars se IS-K “ka aftësi dhe vullnet për të sulmuar interesat amerikane dhe perëndimore jashtë vendit brenda gjashtë muajve apo në periudhë më të shkurtër kohore, me pak ose aspak paralajmërim”.
Zyrtarët e ligjit në Evropë kanë zbuluar disa plane të IS-K në vitet e fundit.
Policia gjermane më 19 mars tha se kishte arrestuar dy mbështetës të dyshuar të IS-K. ata u akuzuan se po planifikonin të sulmonin Parlamentin suedez.
Në korrikun e vitit të kaluar, policia në Gjermani dhe Holandë arrestuan nëntë persona që thanë se ishin në kontakt me IS-K.
Gjatë vitit të kaluar, grupi ka kërcënuar se do të kryejë sulme në Suedi, Holandë dhe Danimarkë, pasi në këto shtete pati djegie të Kuranit, librit të shenjtë të fesë islame.
“Rrjeti i celulave”
Pasi u shfaq, IS-K fillimisht mori pjesë të vogla të territorit në lindje dhe veri të Afganistanit si pjesë e qëllimit më të gjerë të IS-it për t’u zgjeruar përgjatë Azisë Jugore dhe Qendrore.
Por, IS-K është dëbuar nga bastionet territoriale rreth vitit 2019 pasi u përball me sulmet e kryera nga forcat afgane dhe ndërkombëtare, por edhe nga talebanët. Që atëherë, IS-K ka zbatuar një strategji të re të luftimeve urbane.
“Ne jemi dëshmitarë të një faze të re të Shtetit Islamik Korasan”, tha Riccardo Valle, bashkëthemelues i "The Khorasan Diary", një platformë "online" që gjurmon grupet militante në Afganistan dhe Pakistan. Ai tha se IS-K ka evoluar në një grup që synon të marrë territor sikurse një “ushtri tradicionale” në një “rrjet celulash, që tenton të kryejë sulme më vdekjeprurëse”.
IS-K përbëhet nga luftëtarë afganë dhe të huaj. Në një raport të publikuar në qershor të vitit 2023, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tha se numri i militantëve të IS-K në Afganistan varijon “nga 4.000 deri në 6.000”, përfshirë edhe anëtarët e familjes. Disa ekspertë vlerësojnë se numri është shumë më i vogël.
Sara Harmouch, eksperte e politikave të terrorizmit dhe mbrojtjes në Uashington, tha se fokusi i grupit IS-K është në luftën asimetrike në vend se të kontrollit territorial dhe kjo i ka mundësuar grupit që të përshtatet me kushtet lokale dhe t’i rezistojë operacioneve kundër terrorit.
“Ky fleksibilitet mund ta bëjë IS-K më dinamik dhe një udhëheqës më të qëndrueshëm brenda rrjetit të IS-it, të aftë për të naviguar në kompleksitetet e epokës të paskaliftatit”, tha ajo. Harmouch tha se aftësia e grupit IS-K që të kryejë sulme të nivelit të lartë jashtë Afganistanit dhe Pakistanit ka rritur profilin e tij dhe lë të kuptohet se aftësitë e tij po zgjerohen.
“Kjo dukshmëri mund ta pozicionojë grupin IS-K si figurë udhëheqëse brenda rrjetit të gjerë të IS-it, veçanërisht në tërheqjen e rekrutëve dhe burimeve”, tha ajo./ Rel
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Ja...
Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që k...
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrë...
Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrime...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dukej e prirur të ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të S...
Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës ( 27.0...
Irani ka konfirmuar vdekjen e një anëtari të Gardës Revolu...
Të dielën në Turqi zhvillohet zgjedhjet vendore. Vota ...
Ish-presidenti Donald Trump kritikoi të hënën vendimin e g...
Gjashtë persona janë të pagjetur pas shembjes së urës ...
Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assa...
Mediat iraniane kanë raportuar të martën se lideri i grupi...
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, tregoi pak ditë m...
Hulumtimi i ri zbulon pjesët e Evropës me shpejtësinë ...
Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se personat e ...
Një urë në Baltimore, Meryland, është shembur mbi lumin Pa...
Aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka njoftuar se...
Një ngjarje e parprecedentë ka ndodhur në Patisia të A...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...