Tajfuni Ragasa i afrohet Hong Kongut/ Anulohen 700 fluturime, evakuohen 400 mijë njerëz
Tajfuni Ragasa po e ruan intensitetin e tij ndërsa i afroh...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet të martën me udhëheqës dhe me zyrtarë nga disa vende me shumicë myslimane për të diskutuar rreth situatës në Gazë, e cila po përballet me një ofensivë në rritje nga aleati i Uashingtonit, Izraeli.
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të hënën se Trump do të mbajë një takim shumëpalësh me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Turqinë, Indonezinë dhe Pakistanin.
Një person me njohuri për bisedimet ka thënë se do të diskutohet për Gazën, raporton "Reuters".
Sipas portalit informativ "Axios", Trump do t’i paraqesë grupit një propozim për paqe dhe për qeverisjen e Gazës pas luftës.
Përveç lirimit të pengjeve dhe përfundimit të luftës, pritet që Trump të diskutojë për planet e SHBA-së për një tërheqje izraelite dhe për qeverisje pas lufte në Gazë, pa përfshirjen e Hamasit, të cilin Uashingtoni dhe Bashkimi Europian e cilësojnë organizatë terroriste.
SHBA-ja dëshiron që vendet arabe dhe myslimane të bien dakord të dërgojnë forca ushtarake në Gazë, për të mundësuar tërheqjen e Izraelit dhe për të siguruar financime për programet e tranzicionit dhe rindërtimit, shkroi "Axios".
Trump do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të martën, një ditë pasi dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në Nju Jork për të mbështetur krijimin e një shteti palestinez – një ndryshim i rëndësishëm diplomatik, gati dy vjet pas luftës në Gazë, që përballet me kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Disa vende deklaruan se zgjidhja me dy shtete ishte e vetmja mënyrë për të arritur paqen, por Izraeli tha se njohja e një shteti palestinez do të ishte një shpërblim për ekstremizmin.
Ofensiva e Izraelit në Gazë, që prej tetorit 2023, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka zhvendosur brenda vendit të gjithë popullsinë e Gazës, dhe ka shkaktuar një krizë urie. Shumë ekspertë të të drejtave, akademikë dhe një hetim i OKB-së e kanë cilësuar këtë si gjenocid.
Izraeli i quan veprimet e tij vetëmbrojtje, pas një sulmi të Hamasit në tetorin e 2023-tës, që vrau 1.200 njerëz dhe gjatë të cilit më shumë se 250 persona u morën peng.
Izraeli ka bombarduar edhe Iranin, Libanin, Jemenin, Sirinë dhe Katarin gjatë rrjedhës së luftës në Gazë. Trump kishte premtuar një përfundim të shpejtë të luftës në Gazë, por një zgjidhje mbetet e paarritur, tetë muaj pas fillimit të mandatit të tij.
Mandati i Trump-it filloi me një armëpushim dymujor midis Izraelit dhe Hamasit, i cili përfundoi kur sulmet ajrore izraelite vranë 400 palestinezë më 18 mars. Së voni, imazhet e palestinezëve të uritur, përfshirë fëmijë, kanë nxitur zemërim global ndaj ofensivës izraelite.
Në shkurt, Trump propozoi një marrje nën kontroll të Gazës nga SHBA-ja, dhe një zhvendosje të përhershme të palestinezëve prej andej.
Ky plan u cilësua si “spastrim etnik” nga ekspertë të të drejtave dhe nga OKB-ja. Zhvendosja me forcë është e paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Trump e paraqiti planin si një ide për rizhvillim./REL
Tajfuni Ragasa po e ruan intensitetin e tij ndërsa i afroh...
Autoritetet në Moldavi thanë se kishin kryer 250 bastisje ...
Ish-presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, është akuzuar p...
Danimarka dhe Norvegjia u detyruan të mbyllin aeroportet e...
Presidenti Donald Trump në një deklaratë të jashtëzakonshm...
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë nga Sh...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bahku...
Fluturimet në Aeroportin e Kopenhagenit janë anuluar pas n...
Shtatë organizata bamirëse kanë shkarkuar Dukeshën e Jorku...
Siç pritej, Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmon s...
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuz...
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon konfirmon se del...
Franca është e gatshme për t'iu bashkuar Mbretërisë së Bas...
Mediat në Turqi kanë raportuar se Erdogan ka hequr tarifat...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Leavitt sapo bëri disa kom...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavittm i është...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e trakt...
Presidenti Donald Trump po planifikon të bëjë një njoftim ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...