Papa i parë që nuk varroset në Vatikan në 100 vjet
Trupi i Papa Françeskut është varrosur në kishën e Santa M...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, para funeralit shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën.
Steven Cheung, drejtori për komunikim në Shtëpinë e Bardhë, tha se Trump dhe Zelensky "u takuan privatisht sot dhe zhvilluan një bisedë shumë frytdhënëse". Ai shtoi se më shumë hollësi rreth takimit do të bëhen të ditura më vonë.
Sekretari për shtyp i Zelensky-t, Serhiy Nykyforov, gjithashtu konfirmoi se dy presidentët u takuan në Romë para se të merrnin pjesë në varrim, dhe tha më vonë se ata nuk do të takoheshin përsëri në Vatikan për shkak të agjendave të ngarkuara që kanë.
"Shpresojmë të kemi rezultate për gjithçka që kemi biseduar. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Një armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do ta parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër", shkroi Zelensky në "X", në një postim të ndarë pas ceremonisë së varrimit.
"Një takim shumë simbolik që ka mundësi të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta", shtoi ai.
Trump dhe Zelensky u takuan gjithashtu me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, gjatë ceremonisë së varrimit. Zyra e Zelensky-t tha se takimi mes katër liderëve "ishte pozitiv".
Pjesëmarrja e presidentit ukrainas në varrimin e Papës ishte e pasigurt, por Zelensky u prit me duartrokitje nga turma sapo mbërriti në sheshin Shën Pjetri.
Ky ishte takimi i parë ballë për ballë mes Trump-it dhe Zelensky-t që nga përplasja e tyre publike në shkurt në Shtëpinë e Bardhë. Takimi gjithashtu ndodhi në një kohë kur i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin të premten.
Trump tha të premten pas takimit Witkoff-Putin se janë “shumë pranë” një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe i bëri thirrje Zelensky-t ta "përmbyllë" këtë proces.
Ai i kishte paralajmëruar më herët të dyja palët se Uashingtoni është i gatshëm të tërhiqet nga përpjekjet për ta ndërmjetësuar arritjen e paqes mes Kievit dhe Moskës, nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti./ Rel
Trupi i Papa Françeskut është varrosur në kishën e Santa M...
Mesha mortore për Papa Françeskun sapo ka përfunduar. Pap...
"Reuters" ka publikuar propozimet e SHBA-së për t'i dh...
Dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra njerëz nga e gj...
Bota sot i jep lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Kryep...
Protokolli i Kishës Katolike është mjaft i rreptë dhe kodi...
Të gjithë sytë do të jenë tek presidenti amerikan Donald T...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ek...
Mbi 100 delegacione mbërrijnë në Romë për t'i bërë homazhe...
Presidenti Donald Trump priti kryeministrin norvegjez Jona...
Varri i Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Marisë së Madh...
Në një homazh solemn për Papa Françeskun, mbi 50,000 besim...
Presidentja e Komisionit Europian ka nënvizuar nevojën që ...
Ka dështuar dhe ditën e sotme zgjedhja e krytarit të Kuven...
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, thënë për...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se taki...
Ditën e sotme në orën 11:00 do të mbahet seanca e gjashtë,...
Bashkimi Evropian tha se sot se është në interesin e Kosov...
Departamenti për Efikasitet të Qeverisë (DOGE) në Shtetet ...
Një radhë e panumërt njerëzish vijon të jetë pa ndërprerje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...