E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë.
"Së fundi në një tren në Gjermani isha ulur përballë dy zonjave të moshuara, të cilat më shikonin nga koka te këmbët gjatë gjithë kohës".
Ajo fillimisht mendonte se ka diçka të pazakonshme në trupin e saj apo në veshje. Por nuk kishte një gjë të tillë. Ajo thjesht ka flokë krejtësisht të zeza dhe është me origjinë turke.
Schouler-Ocak i quan këto forma të diskriminimit racist si "mikroagresion". "Shumë njerëz me sfond emigrimi, me lëkurë apo flokë të errëta, e përjetojnë këtë lloj diskriminimi pothuajse çdo ditë," thotë profesorja e psikiatrisë ndërkulturore dhe specialiste e psikiatrisë, psikoterapisë dhe neurologjisë në Charité, klinika Universitare në Spitalet e St. Hedwig në Berlin.
"Vështrime përbuzëse, fjalë të ulëta poshtruese dhe ofendime - diskriminimet raciste të këtij lloji akumulohen dhe mund të shkaktojnë sëmundje. "Mund të zhvillohet edhe një çrregullim posttraumatik dhe sëmundje të tjera psiqike”, thotë Schouler-Ocak.
Depresioni dhe frika nga racizmi
Ashtu si çdo formë tjetër diskriminimi - qoftë seksizëm apo antisemitizëm - racizmi synon të ofendojë një person. Në rastin e racizmit, njerëzit nënçmohen ose izolohen bazuar në origjinën e tyre, ngjyrën e lëkurës ose karakteristika të tjera të përgjithshme.
"Të prekurit e përjetojnë këtë jo vetëm në formën e nënçmimit, por edhe me sjellje agresive. I ashtuquajturi racizëm strukturor dhe institucional diskriminon njerëzit, për shembull, kur kërkojnë një apartament ose në tregun e punës. Ata që kanë lëkurë të errët, mbajnë shami ose kanë një emër të huaj kanë shanse më të këqija", thotë Schouler-Ocak.
Fyerjet e përjetuara vazhdimisht nuk mbeten pa pasoja për të prekurit. "Diskriminimi racist ka një efekt të rëndësishëm në shëndet”, thotë ekspertja Meryam Schouler-Ocak. Personat që përjetojnë këtë lloj diskriminimi kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje mendore sesa njerëzit që nuk kanë përvoja të tilla.
Ankthi, depresioni, çrregullimet posttraumatike, varësia ose psikoza - rreziku i sëmundjeve të tilla rritet. Arsyeja është fakti se diskriminimi racist ndikon në aktivitetin e trurit, thotë Schouler-Ocak. "Ka çrregullime në zona të caktuara të trurit, si dhe në sëmundjet psiqike."
Rreziku i lartë i sëmundjeve
Rreziku është veçanërisht i lartë për ata njerëz që, për shembull, pasi ikin nga vendlindja, përfundojnë në ndonjë strehim kolektiv, thotë ajo. Krahas traumës së ikjes dhe ndarjes nga familja dhe miqtë, ka dhe faktorë të tjerë stresues: mungesa e punës, mungesa e sferës private dhe përvojat e ndryshme të diskriminimit. "Ngjarje të tilla që pasojnë një arratisje kanë një efekt kumulativ," thotë Schouler-Ocak. Sa më shumë përvoja të tilla, aq më keq.
Psikiatrja beson se shpeshtësia dhe shtrirja e sëmundjeve mendore përgjithësisht nënvlerësohen. Në rastin e personave të arratisur, problemi është edhe më i madh, thotë ajo. Në të njëjtën kohë, sëmundja mendore rrallë vjen vetëm. Stresi që njerëzit përjetojnë si rezultat i diskriminimit racor mund të shkaktojë edhe shumë probleme fizike: presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti janë simptoma të zakonshme, thotë Schouler-Ocak. Mund të pasojnë diabeti dhe sëmundjet e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut. "Gratë shtatzëna kanë rrezik më të lartë për të lindur fëmijë para kohe, me nënpeshë”, thotë ajo për pasojat e diskriminimit racist.
Rritja e vdekshmërisë për shkak të diskriminimit
E gjitha kjo çon në rritjen e vdekshmërisë së personave të prekur, siç tregohet nga një studim aktual në revistën profesionale Lancet Psychiatry. Shkencëtarët kanë hetuar se si racizmi ndikon në shëndetin psikologjik të njerëzve me lëkurë të errët në SHBA.
Megjithëse sasia e të dhënave të mbledhura është relativisht e vogël, ka tregues se diskriminimi racist nuk ndikon negativisht vetëm në shëndetin e të prekurve drejtpërdrejt, por edhe në shëndetin e fëmijëve dhe pasardhësve të tyre. Epigjenetika merret me këtë fushë të ndikimit të faktorëve mjedisorë në aktivitetin e gjeneve.
"Racizmi dhe strukturat raciste janë zhvilluar gjatë historisë dhe për këtë arsye janë të integruara ngushtë në shoqëri," thotë Schouler-Ocak. Organizata për të drejtat e njeriut "Amnesty International" thotë: "U pëlqen apo jo, shumica e njerëzve të bardhë veprojnë në mënyrë raciste çdo ditë." Kjo është arsyeja pse ai mendon se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për format e ndryshme të racizmit në mënyrë që sjellja dhe gjuha të mund të përshtaten në përputhje me rrethanat./DW
Temperaturat ranë në -13 gradë gjatë natës, duke e bër...
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbre...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, shkoi dje në...
Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të o...
Fermerët francezë janë ngritur këtë të martë në protestë n...
Izraeli ndërmori një valë intensive sulmesh ajrore në jug ...
Zyrtarët izraelitë, megjithëse vazhdojnë të refuzojnë një ...
Franca vazhdon të jetë destinacioni kryesor në botë pë...
Franca ka regjistruar në vitin 2023 numrin më të ulët të l...
Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë plani...
Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbi...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...
Një grua në Meksikë përfundoi duke kaluar ditën e saj të d...
Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për emigr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar fito...
Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së...
Një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara është goditu...
Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç, është lirua...
Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...