Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviç, duke shtuar se ky vendim u mor "pas trysnisë së shtuar" nga vendet e Perëndimit.
“Nikolla Sandulloviç sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviç në rrjetin social X.
Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin tha më 6 janar se Sandulloviçi ishte arrestuaR me urdhër të tij, për shkak se kishte vendosur kurorë me lule në fshatin Prekaz të Skenderajt, ku forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke i vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë.
Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviç ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.
Më 2 janar, Sandulloviç e publikoi një video në rrjetin social X, ku ai shihej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Stojkoviç e cilësoi vendimin e autoriteteve serbe për arrestimin e tij si të nxitur politikisht, i cili u krye “pasi ai u rrah”.
Ky vendim erdhi vetëm pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e tij.
Për arrestimin dhe dyshimet për keqtrajtimin e tij pati reagime edhe në Kosovë, me kryeministrin kosovar Albin Kurtin që tha se ndihej i “shqetësuar”.
“Kjo po ndodh pas kërkim faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që Qeveria serbe ua imponon qytetarëve të saj për guximin që ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim”, shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale më 5 janar.
Autoritetet serbe i kanë mohuar akuzat se Sandulloviqi ishte rrahur dhe keqtrajtuar gjatë arrestimit të tij më 3 janar.
Zyra e Prokurorisë Themelore në Beograd tha më 11 janar se me dëshmitë e mbledhura deri më tani “nuk ka tregues se ka prova bindëse dhe të qarta” se Sandulloviçi është keqtrajtuar.
Sandulloviç është president i Partisë Republikane që u themelua më 2015, por që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për t’u futur në Parlamentin serb.
Ai ka një biografi kundërthënëse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më parë, dhe arrestimi i tij për "përhapje paniku" më 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit.
Më 11 janar, the Guardian, tha se familja e Sandulloviçit, që pretendon se ai është rrahur nga policia sekrete serbe gjatë qëndrimit në paraburgim, ka thënë se ai ishte pjesërisht i paralizuar si rezultat i sulmit.
Ndërkaq, institucionet e Bashkimit Evropian konfirmuan më 9 janar se po monitorojnë situatën dhe informacionet lidhur me arrestimin e Sandulloviçit./ REL
Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë ...
Votuesit republikanë në shtetin e Ajovas mblidhen sot në m...
Çmimet e fluturimeve nga Gjermania drejt destinacionev...
Nga sot deri në 19 janar mbahet Forumit Ekonomik Botër...
Votuesit në Tajvan zgjodhën presidentin e tyre të ri gjatë...
Pothuajse 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund t...
Në një dokument sekret të Forcave të Armatosura Gjerma...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një aeroplan sp...
Pavarësisht se ka një shkallë të vendeve të lira të pu...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar për med...
Autoritetet turke kanë arrestuar futbollistin izraelit, Sa...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar ditën...
Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rrez...
Sot shënohen 25 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut. ...
Shpërthimi i vullkanit në Islandë ka sjellë dëme të mëdha ...
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka rrëzuar një ra...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Joh...
Demokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të z...
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fsha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...