Çmimet e fluturimeve në Gjermani do të rriten nga maji 2024
Çmimet e fluturimeve nga Gjermania drejt destinacionev...

Votuesit republikanë në shtetin e Ajovas mblidhen sot në mbrëmje për të përcaktuar delegatët që do të dërgojnë në konventën kombëtare të partisë së tyre, në kuadër të emërimit të kandidatit për zgjedhjet presidenciale,
Por, siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, moti i ftohtë, me të cilin po përballet Ajova, ka zbehur traditën e zgjedhjeve paraprake.
Në prag të votimeve paraprake, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, një pjesë e shtetit të Ajovas është mbuluar nga dëbora.
Ngricat, erërat e forta dhe reshjet e pandërprera të dëborës, mund të ndikojë në pjesëmarrjen e zgjedhësve në procesin e votimit që përcakton se cili kandidat do të gëzojë mbështetje më të gjerë dhe do të sigurojë emërimin e partisë për të kandiduar për President të Shteteve të Bahskuara.
Procesi i emërimit të kandidat presidencial ka nisur nga Ajova që prej vitit 1972.
Disa meteorologë thonë se erërat e forta mund të bëjnë që temperaturat të ndihen në një nivel ekstrem prej minus 43 gradë Celsius, temperatura që mund të rrezikojnë jetën e zgjedhësve që do duan të marrin pjesë në procesin e votimit.
Kushtet e e motit kanë nxitur thirrjet për mbajtur në një datë tjetër ngjarjen zgjedhore të përcaktuar për këtë të hënë.
“Do të jetë e vështirë të udhëtohet. Ndaj do të është më mirë që ngjarja të anulohet. Jo aq për shkak se ndoshta kandidati nuk do jetë në gjendje të arrijë, por sepse nuk duhet që njerëzit të vihen në rrezik, të ngasin makinën në rrugë të rrëshqitshme dhe me borë", shprehet Tim Hagle nga Universiteti i Ajovas.
Moti i keq kërcënon miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe madje ka shkaktuar shtyrjen e një ndeshjeje të Ligës Kombëtare të Futbollit midis Pittsburgh Steelers dhe Buffalo Bills. Ekipi pritës, Bills, postoi në rrjetet sociale, pamje të fushës.
Ndërkohë, ekipi i fushatës elektorale të kandidatit kryesor republikan, ish-presidentit Donald Trump, anuloi të gjitha tubimet me përjashtim të njërit, me pjesëmarrje fizike. Në vend të tyre, sipas rrjetit televiziv, ABC, do të mbahen takime më të vogla, ku votuesit do të mund të marrin pjesë me telefon ose video.
Sipas gazetës “Des Moines Register”, në shtetin e Ajovas, zoti Trump ka një epërsi prej 48 për qind të mbështetjes mes kandidatëve të tjerë republikane në garën e këtyre zgjedhjeve paraprake, prandaj, gjasat janë, që moti i keq, të mos e ndikojë atë.
Situatë krejt tjetër për konkurenten kryesore të zotit Trump, ish guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikkie Helley, e cila gjatë presidencës së zotit Trump, ka mbajtur detyrën e ambasadores në Kombet e Bashkuara.
Sipas anketimeve, zonja Haley, gëzon aktualisht një mbështetje prej 20 për qind, katër pikë më tepër se sa në muajin dhjetor, raporton gazeta “The Des Moines Register”.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, që dikur shihej si konkurenti kryesor për të siguruar emërimin e partisë, vazhdon të bjerë në anketime. Sipas gazetës, sondazhet tregojnë se aktualisht, ai ka një mbështetje prej 16 për qind.
Asnjë kandidat tjetër republikan nuk gëzon mbështetje dyshifërore. Sipërmarrësi Vivek Ramaswamy ka arritur përsëri në afro 8 për qind të mbështetjes, njofton gazeta “The Des Moines Register”.
E hëna është ditë pushimi në Shtetet e Bashkuara, për të shënuar ditëlindjen e ikonës së të drejtave civile Martin Luther King Jr. Disa qytetarë të Ajovas, thonë se janë të gëzuar që do mund të shijojnë një fundjavë të gjatë, me apo pa politikë.
“Nuk ka shumë për të bërë veçanërisht në dimër, por mund të argëtoheni vetë,si për shembull me këtë rrëshqitëse. Kalohet shumë bukur”, shprehet Grant Rampton, banor i Des Moines.
Kreu i Partisë Republikane të shtetit të Ajovas, i tha gazetës britanike “Daily Mail” se vetëm një "katastrofë masive kombëtare" do të detyronte shtyrjen e votimeve paraprake./ VOA
Çmimet e fluturimeve nga Gjermania drejt destinacionev...
Nga sot deri në 19 janar mbahet Forumit Ekonomik Botër...
Votuesit në Tajvan zgjodhën presidentin e tyre të ri gjatë...
Pothuajse 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund t...
Në një dokument sekret të Forcave të Armatosura Gjerma...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një aeroplan sp...
Pavarësisht se ka një shkallë të vendeve të lira të pu...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar për med...
Autoritetet turke kanë arrestuar futbollistin izraelit, Sa...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar ditën...
Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rrez...
Sot shënohen 25 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut. ...
Shpërthimi i vullkanit në Islandë ka sjellë dëme të mëdha ...
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka rrëzuar një ra...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Joh...
Demokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të z...
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fsha...
Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, p...
100 ditë nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, nuk ka shenja ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...