
Tajvani ka raportuar për avionë luftarakë dhe luftanije të Kinës përreth ishullit të shtunën, përfshirë edhe avionë që kanë kaluar vijën e ndjeshme në Ngushticën e Tajvanit, përderisa Pekini po vazhdon aktivitetet ushtarake tri javë para se Tajvani të mbajë zgjedhje.
Ishulli vetëqeverisës i Tajvanit, që Kina thotë se është pjesë e territorit të saj, është ankuar për katër vjet se Kina kryen patrullime dhe stërvitje ushtarake afër ishullit.
Fushata është duke u zhvilluar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Tajvan më 13 janar. Raportet me Kinën janë në epiqendër të fushatës.
Ministria tajvaneze e Mbrojtjes tha se që nga ora 13:30, sipas kohës lokale, të së shtunës, kanë detektuar avionë të llojeve J-10, J-11 dhe J-16, në pjesën veriore dhe jugperëndimore të hapësirës ajrore të Tajvanit.
Dhjetë avionë kanë kaluar vijën e Ngushticës së Tajvanit, apo i janë afruar shumë, përderisa luftanijet kineze kanë kryer “patrullime për gatishmëri të luftimeve”, tha Ministria.
Vija në Ngushticën e Tajvanit është një kufi jozyrtar mes dy palëve, por avionët kinezë rregullisht e shkelin atë.
Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj po monitorojnë situatën.
Kina nuk ka komentuar për aktivitetet e fundit ushtarake afër Tajvanit. Më herët, ajo i kishte thënë se aktivitetet ushtarake synonin të parandalonin “përplasjen” midis separatistëve të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara dhe kishin për qëllim të mbronin integritetin territorial të Kinës.
Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile më 1949, por Pekini vazhdon të pretendon se ishulli prej 23 milionë banorësh është territor kinez, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës që ta rimarrë atë./ REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i bre...
A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vij...
Ligji për shtetësinë e dyfishtë të Gjermanisë mund të ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të premten një rezol...
Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tr...
Gjykata Supreme ka vendosur që, tani për tani, të mos ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mirat...
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nënshkruar më 22 dhjet...
Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendo...
Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë ...
Komisioni Evropian të premten ka njoftuar se ka miratuar n...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...
Ushtria ruse sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kievi...
E shtuna është shpallur ditë zie kombëtare në Çeki. Vendi...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshu...
Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë t...
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gj...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...