Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një sërë vendesh islamike kanë kritikuar djegien e faqeve të Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm, si pjesë e një proteste të autorizuar. Presidenti turk Erdogan ishte mes tyre, mes bisedimeve të NATO-s me Suedinë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u vu në krye të një kori kritikash nga bota myslimane në drejtim të Suedisë të enjten, një ditë pasi një irakian dogji faqet e një Kurani jashtë një xhamie në Stokholm.
Erdogani tha në fjalime televizive se ai dënoi incidentin e së mërkurës në Stokholm.
"Ne përfundimisht do t'u mësojmë perëndimorëve arrogantë se fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit," tha Erdogani, duke i kushtuar pak vëmendje identitetit joperëndimor të vetë protestuesit. "Ne do të tregojmë reagimin tonë në termat më të fortë të mundshëm, derisa të arrihet një fitore e vendosur kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë”.
Komentet e Erdoganit të lënë të kuptosh se ai kërkonte të përdorte incidentin për të bllokuar edhe më tej ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, e paraqitur pas sulmit rus kundër Ukrainës. Bisedimet e mëtejshme mes dy palëve janë planifikuar për javën e ardhshme.
Erdogani akuzon Suedinë se strehon ata që ai i quan "terroristë", zakonisht militantë kurdë ose mbështetës të një ish-aleati të kthyer në rival të Erdoganit, Fetullah Gylen. Presidenti kritikoi gjithashtu protestat e mëparshme të ngjashme në Suedi, të cilat ai i konsideroi ose anti-Turqi ose antiislame ose të dyja.
Në një kohë që ndikimi i protestës së Erdoganit mund të jetë shqetësimi më urgjent për Stokholmin, duke pasur parasysh përpjekjet e tij aktuale politike, kritikat ndaj Turqisë ishin vetëm një zë mes shumë zërave nga e gjithë bota islame.
Kor kritikësh, thirren ambasadorët
Një numër qeverish islamike shprehën mosmiratimin e tyre për veprimin, ndërsa në Irak protestuesit u përpoqën të hynin në ndërtesën e ambasadës suedeze në Bagdad.
Kjo pasoi thirrjen e klerikut shiit Moqtada Sadr për një protestë jashtë ambasadës duke kërkuar shkarkimin e ambasadorit, duke akuzuar Suedinë se ishte "armiqësore ndaj Islamit".
Më shumë se 2% e popullsisë së Suedisë identifikohet si myslimane. Suedia është gjithashtu strehim i shumë njerëzve nga vendet islamike që kanë hequr dorë nga besimi i tyre, si protestuesi i së mërkurës, shumë prej të cilëve ndihen të pasigurt në vendet e tyre pasi e kanë bërë këtë.
Jordania thirri ambasadorin suedez të enjten, siç kishte bërë Maroku të mërkurën. Iraku, Irani, Arabia Saudite, Liga Arabe, Egjipti, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë komente kritike.
Qeveria e Bagdadit tha se veprime të tilla "ngacmojnë ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën dhe përfaqësojnë një provokim të rrezikshëm për ta".
Irani e quajti protestën "provokative, të pamenduar dhe të papranueshme", ndërsa tha se ishte detyrimi i Suedisë të parandalonte "përsëritjen e fyerjeve ndaj shenjtorëve".
Arabia Saudite vuri në dukje se akti përkoi me festën fetare të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit: "Këto akte të neveritshme dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim," tha ministria saudite e Punëve të Jashtme.
Kryeministri suedez: Protesta e ligjshme, por jo "e përshtatshme"
Suedia rrallë i ndalon protestat, madje edhe ato që mund të konsiderohen si nxitje në vende të tjera, dhe një gjykatë e miratoi protestën të mërkurën. Megjithatë, pas kësaj, policia tha se do të hetonte një "agjitim" të mundshëm që mund të jetë kryer me protestën nga një refugjat irakian që dëshiron që libri të ndalohet.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një konferencë shtypi se vendimi nëse do të vazhdojë apo jo protesta nuk i takonte atij. Ai tha për protestën se "është e ligjshme, por jo e përshtatshme”, duke thënë se vendime të tilla individuale u përkasin organeve suedeze të rendit, jo politikanëve.
Përfaqësuesit e xhamisë para së cilës u zhvillua demonstrata thanë të mërkurën se ishin të zhgënjyer që policia kishte lejuar protestën. Ata kishin sugjeruar që policia të paktën mund ta devijonte protestën në një vend më pak të ndjeshëm – një hap që do të kishte qenë nën kontrollin e tyre.
Demonstrata u ndoq nga një turmë njerëzish, duke përfshirë mbështetës dhe kundërprotestues; policia e izoloi protestuesin nga turma, me sa duket për mbrojtjen e tij.
Në janar, një protestë e ngjashme u zhvillua në Suedi, e udhëhequr nga lideri i një partie politike daneze të ekstremit të djathtë, që i vuri flakë një kopjeje të Kuranit pas një zhurme të gjatë rreth imigrimit mysliman në Suedi. Edhe ai u pasua me kritika të forta nga Turqia dhe vende të tjera.
NATO-ja, megjithatë, i bëri thirrje Turqisë të mendojë se qëndrimi i saj për anëtarësimin e Suedisë në NATO mund të kontribuojë në protestat në Suedi që Ankaraja dhe Erdogani më pas i konsiderojnë të qortueshme.
Kristerssoni tha në samitin e liderëve të BE-së të enjten se do të fliste me bllokuesin tjetër të NATO-s, kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Qeveria hungareze konfirmoi të enjten se do të vononte një votim parlamentar nëse do të ratifikohej anëtarësimi i Suedisë në NATO edhe një javë, por tha se vendimi nuk kishte lidhje me pakënaqësinë e re të Turqisë - një pretendim i kundërshtuar nga opozita në Budapest./ DW
Komisioni Evropian shpall planet në lidhje me futjen e eur...
Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesi...
Liderët e Bashkimit Evropian vendosën në orët e para të më...
Më shumë se 600 persona janë arrestuar teksa përplasjet me...
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion "Evropa e L...
Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trum...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një lig...
Dhjetëra persona janë ngritur në protestë para ambasadës s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Djegia e Kuranit nga dy burra në Suedi pas aprovimit të gj...
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një ...
UASHINGTON - Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të leh...
Dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të...
Alexis Tsipras, kreu i SYRIZA-s, u ka dorëzuar anëtarëve t...
Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbroj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...