Irani ofron një marrëveshje për hapje të lundrimit detar në Hormuz
Një zyrtar i lartë iranian zbuloi këtë të shtunë se Irani ...

Bombardimet disajavore amerikane e izraelite, si dhe sanksionet dhe kufizimet e kanë goditur rëndë Iranin, por mund të jetë gjeologjia ajo që përfundimisht do ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime në përballjen e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara.
Derisa bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit po i afrohet fundit të javës së tretë, të dhënat nga vëzhguesit e transportit dhe industrisë tregojnë se cisternat nuk kanë qenë në gjendje ta transportojnë naftën bruto iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit drejt tregjeve në Azi.
Kjo do të thotë se depot e naftës në Iran po mbushet me shpejtësi, dhe koha e tij është e kufizuar para se të detyrohet ta ndalë prodhimin.
Ky është problemi për Teheranin, thonë analistët, në një kohë kur po përpiqet t’i bëjë ballë trysnisë së SHBA-së për ta negociuar një marrëveshje paqeje.
“Kjo e krijon më shumë një ndikim gjeologjik sesa çdo gjë tjetër që lidhet me mënyrën se si nxirret nafta”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management, një firmë këshilluese për këmbimin valutor dhe mallra.
Pasi valvulet mbyllen “nafta është e prirë të bjerë në fund të rezervuarit. Kështu, ajo bëhet ngjitëse dhe e trashë dhe kërkon shumë forcë për ta nxjerrë përsëri lart”, tha ai.
Pasoja, shtoi ai, mund të jetë madje “fundi i lojës” për sektorin.
“I gjithë procesi për ta shtuar trysninë dhe për ta nxjerrë me sukses [naftën] përsëri nga pusi, mund të zgjasë ndoshta një vit…. Shumë njerëz mendojnë se është thjesht fundi i prodhimit sepse do të jetë tepër e kushtueshme [ta rifillosh]”, tha Innes.
Një shënim kërkimor i publikuar nga Goldman Sachs më 23 prill theksonte se “pjesa e prodhimit të vendeve me presion relativisht të ulët të rezervuarit vlerësohet të jetë më e lartë në Iran dhe Irak sesa gjetkë në Gjirin [Persik]”.
Shënimi, i cili shqyrtonte sektorët e naftës në gjithë vendet e Gjirit Persik, tha se rikuperimi i niveleve të prodhimit të naftës “mund të jetë vetëm i pjesshëm pas një mbylljeje të zgjatur”.
Mehdi Moslehi, konsulent iranian me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka punuar në sektorin e naftës për një dekadë, u pajtua se kohëzgjatja e çdo ndërprerjeje të nxjerrjes së naftës do të ishte e rëndësishme.
“Nëse prodhimi në një pus ndalet për një periudhë të shkurtër, le të themi nga një javë deri në dy ose maksimumi tri javë, atëherë mund të vihet përsëri në funksion”, i tha ai Radios Farda të REL-it.
“Por, nëse një pus mbetet i mbyllur për një periudhë të gjatë, veçanërisht sepse puset e naftës në jug të Iranit kryesisht kanë përmbajtje të lartë squfuri dhe varësisht sa i vjetër është pusi, do të ketë probleme serioze. Presioni i rezervuarit mund të bjerë”, shpjegon ai.
Natyrisht, Irani mund të mos ketë nevojë të ndalë prodhimin. Por, të dhënat e publikuara këtë javë tregojnë se tani është në garë kundër kohës.
Një raport rishtazi nga Kpler, një kompani analitike për mallrat dhe transportin, tha se “asnjë cisternë e konfirmuar nuk ka dalë nga zona e bllokadës së SHBA-së” qëkurse Uashingtoni filloi ta zbatojë bllokadën më 13 prill.
“Disa cisterna kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit, por nuk arritën ta kalonin bllokadën e SHBA-së, e cila ndodhet më në jug midis Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik”, thuhej në raport.
Kjo është arsyeja pse rezervat e naftës së Iranit po mbushen.
Kpler vlerësoi se Irani hapësirë të lirë për rreth 12 ditë naftë para se rezervuarët t’i mbushen. Disa analistë kanë dhënë një dritare kohore prej 2-3 javësh.
“Më herët, mund të thoshim se koha ishte në anën e republikës islamike. Por, tani nuk mund ta themi më këtë”, tha analisti i Kpler, Homayoun Falakshahi, për Radion Farda. “Rregullat e lojës janë bërë disi të balancuara”.
Bllokada e Iranit ndaj Ngushticës së Hormuzit, duke penguar eksportet e naftës nga vendet e tjera të Gjirit, po ushtron trysni gjithashtu. Ajo ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe e ka goditur furnizim në ekonominë globale, duke prekur jo vetëm naftën, por edhe gazin dhe mallra të tjera jetike.
Derisa kjo po vazhdon, edhe goditja ndaj tregjeve globale po rritet.
“Për momentin, kjo është një lojë qëndrueshmërie, për të parë se cila palë dorëzohet më shumë në afat të shkurtër…. Çmimet rreth 100–110 dollarë, madje deri në 120 dollarë për fuçi janë ende nivele që ekonomia globale mund t’i përballojë. Megjithatë, nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet në ditët ose javët në vijim, çmimet ka të ngjarë të rriten më tej”, tha Falakshahi.
Më 29 prill, nafta Brent u rrit ndjeshëm në 115 dollarë për fuçi pas një raporti në The Wall Street Journal se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kishte thënë ndihmësve të përgatiteshin për një bllokadë “të zgjatur”.
Ndërkohë, Irani po kërkon mënyra të tjera për të lehtësuar presionin mbi magazinimin. Ka diskutime për dërgimin e naftës me tren në Kinë, e cila është klientja më e madh e Iranit. Por, kjo do të ishte më e shtrenjtë dhe në sasi më të vogla sesa transporti me cisterna, dhe si rrjedhojë do të kishte ndikim të kufizuar.
Hapi i radhës i Iranit mund të jetë përshkallëzimi i mëtejshëm.
Shumë prodhues të tjerë të Gjirit Persik kanë qenë në gjendje ta lehtësojnë presionin e magazinimit me të cilin po përballet Irani duke përdorur rrugë të tjera, si tubacioni Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite drejt Detit të Kuq. Mes uljes së prodhimit, kjo ka ndihmuar në mbajtjen aktive të pompave dhe në ruajtjen e presionit në linjat kryesore.
Irani mund t’i mobilizojë forcat e tij përfaqësuese, huthët në Jemen, për ta sulmuar këtë rrugë, duke synuar transportin në Ngushticën Bab al-Mandab, përmes së cilës kalon rreth 10 për qind e naftës botërore të transportuar përmes detit.
Por, kjo do të përfshinte gjithashtu rreziqe për Teheranin. Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre të madhe ushtarake në rajon dhe kanë sinjalizuar mundësinë e rinisjes së luftimeve.
“Ndjesia në treg është se diçka do të arrihet në frontin e marrëveshjes brenda tri javëve të ardhshme”, tha Innes./rel
Një zyrtar i lartë iranian zbuloi këtë të shtunë se Irani ...
Kina nuk do të respektojë sanksionet e Shteteve të Bashkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskye ka ndarë një pa...
Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha ...
Piloti legjendar i Formula 1 dhe kampioni paralimpik Aless...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka thë...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ulin praninë e tyre u...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Dy muaj pasi Shtetet e Bashkuara nisën ofensivën kundër Ir...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela duket se kan...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar tarifa të re...
Irani i ka dërguar një propozim të ri për bisedime me SHBA...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me th...
Punëtorët në të gjithë botën sot, kanë bërë thirrje për pa...
Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatit...
Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe ...
Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentin...
Kancelari Friedrich Merz shkaktoi habi dhe pasiguri, kur e...
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë pagesat e mbësh...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...