Shmangia e votimit në Kongres/ Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, ...

Punëtorët në të gjithë botën sot, kanë bërë thirrje për paqe, paga më të larta dhe kushte më të mira pune, ndërsa përballen me rritjen e kostove të energjisë dhe tkurrjen e fuqisë blerëse të lidhur me luftën e Iranit.
Dita e sotme, 1 Maji, është festë zyrtare në shumë shtete dhe demonstratat disa prej të cilave janë kthyer në të dhunshme në të kaluarën, janë mbajtur në shumë vende të botës.
“Punëtorët refuzojnë të paguajnë çmimin për luftën në Lindjen e Mesme. Tubimet e sotme tregojnë se punëtorët nuk do të rrinë duarkryq dhe të shohin vendet e tyre të punës dhe standardet e jetesës të shkatërruara”, tha Konfederata Evropiane e Sindikatave, e cila përfaqëson 93 organizata sindikale në 41 vende evropiane.
Policia turke të premten përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi qindra njerëz që mbanin demonstrata për 1 Majin në Stamboll. Sipas Shoqatës së Avokatëve të CHD-së, të paktën 370 persona u arrestuan në Stamboll, ku policia qëlloi gaz lotsjellës drejt turmës.
Demonstratat e 1 Majit në të gjithë botën
Sindikatat e punëtorëve e përdorin 1 Majin për të protestuar rreth pagave, pensioneve, pabarazisë dhe çështjeve më të gjera politike. Rritja e kostove të jetesës e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme është dhe një temë kryesore në tubimet e së premtes.
Në kryeqytetin e Filipineve, Manila, turma të mëdha marshuan për të kërkuar paga më të larta dhe taksa më të ulëta.
Në Indonezi, Presidenti Prabowo Subianto iu bashkua një tubimi për 1 Majin në kryeqytetin Xhakarta, duke përshëndetur dhjetëra mijëra njerëz mes një pranie të fortë policore dhe ushtarake. Punëtorët kërkuan mbrojtje më të fortë nga qeveria mes rritjes së çmimeve dhe vështirësive në gjetjen e lëndëve të para për industrinë e tyre.
Në Pakistan, 1 Maji është një festë zyrtare e shënuar nga tubime, por shumë punonjës që punojnë me paga ditore nuk mund të përballojnë të marrin pushim. Rritja e çmimeve të naftës ka nxitur inflacionin, të cilin qeveria e vlerëson në rreth 16%, në një vend që varet shumë nga mbështetja financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet aleate.
Në Francë, sindikatat bënë thirrje për demonstrata në Paris dhe qytete tjera franceze nën sloganin "bukë, paqe dhe liri", duke i lidhur shqetësimet e përditshme të punëtorëve me konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
E përballur me polemika, qeveria këtë javë prezantoi një projektligj që synon t'u lejojë punonjësve të furrave të bukës dhe të floristëve të punojnë gjatë festës. Në Francë është zakon të dhurohen lule zambaku të luginës për 1 Maj si simbol i fatit të mirë. Ndërkohë pothuajse të gjitha bizneset, dyqanet dhe qendrat tregtare janë të mbyllura, dhe vetëm sektorët thelbësorë si spitalet, transporti dhe hotelet janë të përjashtuar.
Në Itali, qeveria miratoi këtë javë gati paketë 1 miliard euro, me qëllim promovimin e punësimit të qëndrueshëm dhe frenimin e abuzimeve në punë përpara 1 Majit. Masat zgjerojnë lehtësimet tatimore për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe grave, dhe synojnë të adresojnë shfrytëzimin e lidhur me punën e bazuar në platforma. Partitë e opozitës e cilësuan paketën si "propagandë të pastër".
Në Portugali, ndryshimet e propozuara në ligjin e punës nga qeveria e qendrës së djathtë shkaktuan një grevë të përgjithshme dhe protesta nëpër rrugë vitin e kaluar. Ende nuk ka një marrëveshje pas nëntë muajsh negociatash me sindikatat dhe punëdhënësit. Sindikatat thonë se propozimet do të dobësonin të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë zgjerimin e kufizimeve të orëve shtesë dhe uljen e disa përfitimeve.
Aktivistët dhe sindikatat po organizojnë protesta në rrugë dhe bojkote në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku 1 Maji nuk është festë federale. “May Day Strong”, një koalicion i grupeve të aktivistëve dhe sindikatave, u ka bërë thirrje njerëzve të protestojnë nën flamurin “punëtorët mbi miliarderët”.
1 Maji, ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, daton më shumë se një shekull më parë, në një periudhë vendimtare në historinë e punës në SHBA.
Në vitet 1880, sindikatat kërkuan një ditë pune tetë-orëshe përmes grevave dhe demonstratave. Në maj të vitit 1886, një tubim në Çikago kundër vrasjes nga policia të dy punëtorëve grevistë një ditë më parë u shndërrua gjithashtu në një ngjarje vdekjeprurëse kur një bombë u hodh drejt policisë, e cila qëlloi drejt turmës në kundërpërgjigje.
Disa aktivistë të lëvizjes sindikale, shumica prej tyre emigrantë dhe anarkistë të vendosur, u dënuan për komplot dhe akuza të tjera, pavarësisht faktit se autori i sulmit me bombë nuk ishte identifikuar; katër prej tyre u ekzekutuan.
Sindikatat më vonë e caktuan 1 Majin për të nderuar punëtorët. Një monument në sheshin Haymarket të Çikagos i përkujton ata me mbishkrimin: “I dedikuar të gjithë punëtorëve të botës”. 1 Maji tani festohet në pjesën më të madhe të botës, nga Evropa në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. /CNA
Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatit...
Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe ...
Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentin...
Kancelari Friedrich Merz shkaktoi habi dhe pasiguri, kur e...
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë pagesat e mbësh...
Një konflikt i zgjatur mes SHBA-së dhe Iranit po shihet ng...
Kremlini zyrtar ka bërë me dije këtë të enjte se Rusia nuk...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ...
Monedha e Iranit ka rënë në shkallën më të ulët kundrejt d...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton plane të re...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas tha sot se Bash...
Shoqata e Avokatëve të Athinës po kërkon dorëheqjen e prok...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres kritik...
Një e re tajvaneze është arrestuar në aeroportin e Bangkok...
Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga vit...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi të enjten kan...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka njoftuar ...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë në list...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...