Mediat amerikane: Trump po shqyrton plane për rifillim operacionesh ushtarake kundër Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton plane të re...

Monedha e Iranit ka rënë në shkallën më të ulët kundrejt dollarit amerikan, pasi konflikti dymujor është duke e tronditur ekonominë e vendit, e cila veçse ka qenë e gjunjëzuar nga sanksionet.
Sulmet ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës së Teheranit, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin.
Monedha kombëtare e Iranit, riali, ra në një nivel të ri të ulët prej 1.81 milion rialësh për një dollar amerikan më 29 prill, para se të rikuperohej ditën pasuese.
Sipas mediave iraniane, riali ka humbur gati 15 për qind të vlerës së tij në ditët e fundit.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për një armëpushim më 8 prill, megjithatë Uashingtoni e rriti trysninë ekonomik duke vendosur bllokadë detare më 13 prill.
Kjo bllokadë ia ka bërë edhe më të vështirë Teheranit forcimin e valutës së vet përmes eksporteve.
Sipas Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni vjetor, i cili ishte mbi 40 për qind para luftës, u rrit në 50 për qind deri më 4 prill.
Iranianët thonë se çmimet e produkteve bazë si orizi, vezët dhe pula, janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.
Rritja e inflacionit ishte një nga faktorët që shkaktoi protesta mbarëkombëtare në janar, të cilat përbënin një nga kërcënimet më të mëdha për Qeverinë klerikale të Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë të paparë më herët, duke vrarë mijëra njerëz, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.
Edhe Irani gjithashtu ka tentuar t’iu shkaktojë dëme të mëdha ekonomike Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.
Teherani iu përgjigj sulmeve ajrore SHBA-Izrael duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare për furnizimet globale të naftës dhe gazit.
Ky veprim ka tronditur tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka destabilizuar ekonominë globale.
Më 29 prill, çmimi i naftës Brent u rrit me gati 7 për qind, duke kaluar mbi 126 dollarë për fuçi. Kjo është rritja më e lartë qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton plane të re...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas tha sot se Bash...
Shoqata e Avokatëve të Athinës po kërkon dorëheqjen e prok...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres kritik...
Një e re tajvaneze është arrestuar në aeroportin e Bangkok...
Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga vit...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi të enjten kan...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka njoftuar ...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë në list...
Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi rëndësinë e partn...
Aktivistët pro-palestinezë thonë se të paktën 22 anije nga...
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në...
Kina bllokoi blerjen e planifikuar të startup-it të inteli...
Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indek...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë nga ku...
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, duke arritu...
Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm koston e jetesës në Gje...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (DOJ) nj...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...