Trump thotë se përfshirja e SHBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja...

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), të cilët dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha në një konferencë për media se cak i hetimeve që nisën në marsin e vitit të kaluar janë ish-drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave i BKS-së, Valon Berisha.
Mazreku dhe Berisha - të cilët u arrestuan gjatë bastisjeve të sotme - dyshohen se i kanë keqpërdorur autorizimet e BKS-së duke ua mundësuar personave të ndryshëm, dhe përmes tyre edhe, të kryejnë transaksione të jashtëligjshme.
Kryeprokurori Kryeziu tha Mazreku e Berisha kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së.
“Po ashtu, ata kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë kemi vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro”, tregoi Kryeziu.
Prokurorët i kanë sekuestruar 23.700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme dhe pajisje elektronike gjatë bastisjeve, njoftoi Kryeziu.
Ai shtoi se në bashkëpunim të ngushtë me inteligjencën financiare, janë ngrirë 1.3 milion euro.
Më herët, BKS-ja tha se sa i përket këtij aksioni ai është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.
BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.
Kryeziu tha se cak i bastisjeve ishin 47 persona, por kur u pyet nga gazetarët pse një pjesë e tyre nuk u ndaluan, ai tha se “pjesa tjerë e të dyshuarve ndodheshin jashtë vendit apo nuk ishin të pranishëm”.
Ai tregoi se prokurorët kanë arritur t’i gjejë 166 transaksione të dyshimta si prova për këtë rast.
“Në mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse si përfaqësues të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitin 2022 dhe 2023 përderisa personat tjerë kanë qenë të kompensuar në 2016 dhe 2017”, njoftoi ai.
Shuma më e vogël e një transaksioni ishte 6.800 euro, ndërsa më e larta 68.000 euro, sipas tij. Bastisjet u kryen në pjesë të vendit, si Prishtina në Prizren, Mitrovicë, në Pejë, në Klinë, Rahovec, Obiliqi, Gjilan, Ferizaj e Dragash. Kryeziu paralajmëroi se autoritetet do t’i vazhdojnë hetimet për këtë rast. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja...
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin ...
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...
Pas të shtënave fatale të një gruaje të mërkurën nga një a...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dhjetë vjet më parë, qeveria e Venezuelës transportoi fshe...
Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në Izrael, Gjy...
Legjenda e futbollit anglez, skuadrës së Liverpool-it, Kev...
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të Kosovës jan...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një Memorandum ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se a...
Duka i Sussex nuk pritet të takohet me të atin, Mbretin Ch...
Udhëzimet e reja dietike në SHBA të publikuara të mërkurën...
Ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë më 40 viktima, ...
Bora dhe akulli vijojnë të shkaktojnë kaos në një pjesë të...
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se planifi...
Të paktën dy palestinezë kanë humbur jetën në një sulm izr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tiran...
Në ceremoninë për fillimin e presidencës qipriote të Këshi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...