Vala e të nxehtit godet Australinë/ Zyrtarët paralajmërojnë zjarre masive
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, që administrata i konsideroi si “joefektive dhe të dëmshme”.
Ne mesin e tyre janë Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës, Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale (pasardhësi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), UN Women, e Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Në këtë të fundit, Kosova bën pjesë, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kjo organizatë synon forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore dhe synon afrimin e rajonit me Bashkimin Europian.
Në Komisionin e Venecias - që është trup këshillues për çështje kushtetuese dhe jep rekomandime për parlamentet dhe qeveritë – SHBA-ja ishte vëzhguese e jo anëtare.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i tha Radios Evropa e Lirë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Komisioni i Venecias, do të zbehë peshën dhe rëndësinë e mendimeve të këtij institucioni në Ballkanin Perëndimor.
"Kjo shihet pikërisht në faktin se ka pasur raste kur rekomandimet e Komisionit të Venecias janë ridërguar për sqarim dhe për një opinion të dytë, me rastin e Kosovës në vitet e fundit si shembull tipik, pikërisht për shkak se SHBA-ja në Kosovë, gjatë Qeverisë Kurti II, nuk ka treguar ndonjë interesim për ndërhyrje në çështjet e sundimit të ligjit, siç ka qenë rasti në të kaluarën", tha ai.
Profesor Hasani ishte përfaqësuesi i parë i Kosovës në Komisionin e Venecias të Këshillit të Europës, kur Kosova u bë anëtare e këtij institucioni në shtator të vitit 2014.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se këto organizata janë “antiamerikane ose të padobishme”.
Po ashtu, SHBA-ja është tërhequr nga disa organizata të tjera të Kombeve të Bashkuara përfshirë nga Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Sociale, Qendra Botërore e Tregtisë, Komisioni i Ligjit Ndërkombëtar, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm për Fëmijë në Konflikte të Armatosura, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, Fondi i OKB-së për Demokraci dhe një sërë organizatash dhe traktatesh ndërkombëtare.
“Nuk do të vazhdojmë të shpenzojmë burime, kapital diplomatik dhe peshën legjitimues të pjesëmarrjes sonë në institucione që janë të parëndësishme për interesat tona ose bien ndesh me to. Ne e refuzojmë inercinë dhe ideologjinë në favor të maturisë dhe qëllimit. Ne kërkojmë bashkëpunim aty ku ai u shërben njerëzve tanë dhe do të qëndrojmë të palëkundur aty ku nuk ndodh”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Sekretari Rubio shtoi se me këtë tërheqje po materializohet premtimi kyç i presidentit Trump se do të “ndalojë subvencionimin e burokratëve globalistë që veprojnë kundër interesave tona. Administrata Trump do ta vendosë gjithmonë Amerikën dhe amerikanët në radhë të parë”.
SHBA-ja tha se po vazhdon rishikimi i organizatave të tjera ndërkombëtare.
Ky vendim i presidentit Trump pasqyron mosbesimin e tij të kamotshëm ndaj institucioneve multilaterale, veçanërisht Kombeve të Bashkuara. Ai ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje efektivitetin, koston dhe llogaridhënien e organizatave ndërkombëtare, duke argumentuar se ato shpesh nuk i shërbejnë interesave të Shteteve të Bashkuara. /REL
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...
Pas të shtënave fatale të një gruaje të mërkurën nga një a...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dhjetë vjet më parë, qeveria e Venezuelës transportoi fshe...
Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në Izrael, Gjy...
Legjenda e futbollit anglez, skuadrës së Liverpool-it, Kev...
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të Kosovës jan...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një Memorandum ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se a...
Duka i Sussex nuk pritet të takohet me të atin, Mbretin Ch...
Udhëzimet e reja dietike në SHBA të publikuara të mërkurën...
Ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë më 40 viktima, ...
Bora dhe akulli vijojnë të shkaktojnë kaos në një pjesë të...
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se planifi...
Të paktën dy palestinezë kanë humbur jetën në një sulm izr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tiran...
Në ceremoninë për fillimin e presidencës qipriote të Këshi...
Bashkimi Evropian do të mbështesë Groenlandën dhe Danimark...
Një oficer i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Dogana...
Autoritetet gjermane kanë gjetur një zgjidhje për 50,000 b...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...