Dalin pamjet/ Serbët, kontrabandë armësh me ambulancë nga Serbia në veri të Kosovës
Ditën e sotme janë ngritur pretendime se një ambulancë e m...

Sulmet në masë me armë në Filadelfia, në Baltimorë, dhe në Forth Worth, Teksas, morën jetët e 10 personave në prag të Festës së Pavarësisë më 4 korrik, thanë zyrtarët – një kujtesë kjo e zymtë e dështimit prej dekadash të përpjekjeve për të ulur dhunën nga armët në Shtetet e Bashkuara.
Në Fort Worth, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm masiv me armë pas përfundimit të një festivali lokal, tha policia të martën.
Në një tjetër incident me armë në Filadelfia mbrëmjen e së hënës, pesë persona u vranë dhe dy u plagosën kur autori i dyshuar që mbante edhe jelek antiplumb hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastit, njoftoi policia. Ndër të plagosurit ishte edhe një fëmijë dhe një adoleshent.
Sulmet me armë të mbrëmjes së të hënës erdhën pasi dy persona u vranë dhe 28 u plagosën, gati gjysma e tyre fëmijë, nga breshëri plumbash gjatë festës nëpër rrugët e një lagjeje në qytetin Baltimorë.
Presidenti amerikan Joe Biden dënoi dhunën dhe përsëriti thirrjen për të ashpërsuar legjislacionin për armët në Amerikë.
“Vendi ynë ka pësuar sërish një valë sulmesh tragjike dhe të pakuptimta me armë”, u shpreh presidenti nëpërmjet një deklarate të qarkulluar të martën.
Presidenti Biden u bëri thirrje që “të ulen në tryezë për reforma domethënëse dhe të logjikshme” ligjvënësve republikanë, të cilët përgjithësisht kanë bllokuar përpjekjet për reforma domethënëse të ligjeve për sigurinë e armëve dhe kanë kundërshtuar përpjekjet e Presidentit Biden për të rivendosur një masë kufizimi për armët luftarake.
Motivi i tre sulmeve të fundit me armë nuk u bë menjëherë i qartë.
Shtetet e Bashkuara janë përballur me një numër të madh sulmesh masive me armë dhe incidente ku përfshihej dhuna me armë. Ka patur deri më tani gjatë vitit 2023 mbi 340 sulme masive me armë, sipas të dhënave të mbledhura nga Arkivi për Dhunën me Armë, organizatë që i përkufizon sulme masive incidentet ku qëllohen të paktën katër persona, pa llogaritur autorin.
Nëse viti vazhdon me të njëjtin ritëm, sulmet masive me armë gjatë vitit kalendarik 2023 do të arrijnë në rreth 679, gati sa dyfishi i 336 sulmeve të regjistruara në vitin 2018. Ky do të ishte niveli i dytë më i lartë vjetor i nëntë viteve të fundit. Niveli më i lartë ishte ai i vitit 2021, kur u regjistruan 690 sulme të tilla.
Shtetet e Bashkuara kanë vdekjet më të shumta në raport me popullsinë, krahasuar me të gjitha vendet e tjera me të ardhura të larta, sipas analizës së Institutit për Vlerësimin dhe të Dhënat e Shëndetit, në Universitetin e Uashingtonit./ VOA
Ditën e sotme janë ngritur pretendime se një ambulancë e m...
Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2...
Një fushatë për të mbledhur fonde për familjen e policit q...
Ukraina dhe aleatët perëndimorë kanë çelur një qendër të r...
Autoritetet ukrainase njoftuan se kundërofensiva e tyre nd...
Talibanët kanë marrë vendim të mbyllin sallonet e buku...
Ukrainasit pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, më i ...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur ak...
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara n...
Presidentja e Komisionin Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Numri i protestuesve në Francë është ulur pas një jave pro...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë në krye të ale...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plag...
Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të flasë në një...
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut bëjnë udhëtim të...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mi...
Qyteti bjellorus, Tsel, duket të jetë një destinacion idea...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...