“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim.
Prokurori Vukas Radoniq ka njoftuar më 4 korrik se dyshohet se të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 2.6 milionë euro.
Në mesin e të akuzuarve janë pesë deputetë - Predrag Boshkoviq, Dragica Sekuliq dhe Suzana Pribiloviq nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviq dhe Damir Shehoviq nga Social Demokratët.
Për keqpërdorim detyre akuzohen edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviq dhe Sanja Vlahoviq nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviq nga Partia Boshnjake.
Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dënohet me burgim nga dy deri në 12 vjet.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ngriti kallëzim penal kundër tyre në mes të muajit tetor të vitit 2022, duke pretenduar se shteti është dëmtuar për rreth dy milionë euro.
Duke komentuar ngritjen e aktakuzës, Abazoviq tha se shpreson se shteti do të kërkojë kompensim “nëse kemi epilog përfundimtar gjyqësor”.
“Më vjen keq që u dhanë 500 apartamente njerëzve që dëmtuan politikisht Malin e Zi me miliarda euro”, ka thënë ai.
Ministrat e akuzuar kanë qenë në Komisionin Qeveritar për Çështje Banesore, i cili, përveç anëtarëve të Qeverisë ka ndarë banesa dhe kredi edhe për përfaqësuesit e pushteteve tjera, si deputetë, gjyqtarë e prokurorë.
Prokuroria e shtetit i akuzon ata se kanë dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit mbi shumën e parashikuar deri në 15 mijë euro dhe pa vlerësim nga komisioni i ekspertëve të Administratës së atëhershme të Pronës. Prokuroria gjithashtu thekson se kredi individuale në vlerë prej 40 mijë euro u janë dhënë edhe zyrtarëve të cilët kanë kërkuar nga Komisioni 30 mijë euro në kërkesat e tyre për zgjidhjen e nevojave të tyre për banim.
“Natyrisht, tejkalimi i kërkesave të parashtruara është në kundërshtim me Ligjin për procedurë administrative dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Malit të Zi”, ka thënë prokurori Radoniq në komunikatën për media.
Kjo vlen edhe për shembullin kur kryetarja e atëhershme e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, kërkoi 30 mijë euro ndihmë, ndërsa Komisioni vendosi t'i japë 10 mijë euro më shumë.
Prokuroria gjithashtu konstatoi se Qeveria e Dushko Markoviqit, në periudhën 2016-2020, i ka dhënë pëlqimin Komisionit për ndarjen e këtyre kredive.
Prandaj, sipas njoftimit, ajo ka vendosur që një kopje të kallëzimit penal t'ia dorëzojë Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për të vlerësuar nëse ekzistojnë baza të dyshimit se kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë “kanë kryer veprën e vazhdueshme penale të punës së papërgjegjshme në shërbim"./ Rel
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara n...
Presidentja e Komisionin Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Numri i protestuesve në Francë është ulur pas një jave pro...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë në krye të ale...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plag...
Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të flasë në një...
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut bëjnë udhëtim të...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mi...
Qyteti bjellorus, Tsel, duket të jetë një destinacion idea...
Festa e 4 korrikut ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën...
Franca u gdhi e qetë të hënën pas një jave trazirash që tr...
Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë shtetasve amerikanë të ...
BRUKSEL (AP) - Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtu...
Pas agresionit në Ukrainë, shumë evropianë tani e shohin R...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nis...
Papa Françesku ka thënë se djegia e një kopjeje të librit ...
Ukraina njoftoi sot se forcat e saj, gjatë javës së shkuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...