Bilanci tragjik/ Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe Siri
OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë ...

Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit europian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
Të hënën Bashkimi Europian tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, që do të kërkojë me shumë bisedime.
“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, shumetnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Më herët gjatë së martës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pas pajtimit të një nate me parë, palët duhet të fillojnë menjëherë diskutimet për zbatimin e propozimit europian por edhe përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Bashkimi Europian paralajmëroi takime të reja në kuadër të diskutimeve rreth zbatimit të propozimit europian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.
I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojë të dyja vendet për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes sipas propozimit europian para se të organizohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ai dhe i dërguari amerikan Escobar thanë se diskutuan në Bruksel “për të bashkërenduar hapat në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese”, shkroi zoti Lajcak.
Kryeministri Kurti tha ndërkaq se takimi i së hënës “konfirmoi që kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që na mundëson ecjen përpara është pozitive”.
Ai tha se “do të ketë bisedime jo të kollajshme, por qëllimi i Brukselit është që brenda muajit mars të ketë rezultate të prekshme”.
Të hënën ai tha se ishte i gatshëm të nënshkruante planin europian, por kjo nuk ndodhi meqë pala serbe nuk ishte e gatshme për një gjë të tillë.
Presidenti serb Vuçiç, tha të martën se një nga pikat e planit europian nënkupton që Serbia do ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara.
“Prandaj nuk kam nënshkruar”, tha ai duke nënvizuar se në Bruksel është pajtuar për vazhdimin e bisedimeve. “Do të ketë më shumë bisedime”, tha ai duke ritheksuar se diplomatët perëndimorë u kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit europian do të nënkuptonte sanksione.
Serbia e mbështetur nga Rusia, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të BE-së.
Të dyja vendet aspirojnë integrimet europiane, por më parë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet. Plani europian thotë se palët nuk do të pengojnë njëra-tjetrën në përpjekjet për integrim në bllok.
Plani europian u hodh në tryezë në një periudhë tensionesh ndërmjet të dyja palëve dhe diplomatët perëndimorë shtuan trysninë për pranimin e tij në dritën e zhvillimeve në kontinentin europian, pas agresionit rus në Ukrainë./ VOA
OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë ...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi tronditje serioz...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi të martën Ukrain...
Aksidenti pranë qytetit Larisa në Greqi ka tronditur s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, pranë qyteti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ...
Analisti Kreshnik Spahiu tha se kryeministri i Kosovës, Al...
Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara...
Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe A...
Gjatë një takimi me kryeministren e Finlandës, Sekreta...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pe...
Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët afganë tha s...
Komisioni i sapokrijuar i Dhomës së Përfaqësuesve për konk...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar ...
Fushata “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, ka filluar ...
Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka l...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Ukraina do t...
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksan...
Një vit më parë, do të ishte një fantazi ta imagjinonim pr...
Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, ësht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...