Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. "Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti janë pajtuar sot se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Europian.
Propozimi mban titullin "marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Borrell.

Megjithëse palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nisur zbatimin e marrëveshjes, Borrell e tha qartë, se "ka nevojë për negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave të marrëveshjes”. Kreu i diplomacisë europiane e vuri theksin tek avantazhet e marrëveshjes. "Marrëveshja rregullon lëvizjen e lirë të njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mund të sjellë mundësi të reja ekonomike nga rritja e ndihmës financiare, nëpërmjet korporatave biznesore dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.” Ndërsa, për serbët e Kosovës, "nënkupton më shumë siguri, duke përfshirë Kishën Ortodokse serbe dhe zonat e trashëgimisë kulturore e fetare serbe”.
Kurti: Gjërat janë në rrugë të mbarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha nga ana e tij se ai "beson që gjërat janë në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për fqinjësi të mirë europiane dhe tha se ai ishte i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen. "Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim, mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, deklaroi kryeministri Kurti.
Vuçiq këmbëngul për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij tha se bisedimet do të vazhdojnë deri në një takim tjetër me 18 mars, duke këmbëngulur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. "Nuk mendoj se zoti Kurti ishte gati ta pranonte këtë tani. Nëse do të jetë në të ardhmen, do të shohim. Shpresoj se është e mundur të arrijmë ndonjë lloj kompromisi, por kam frikë se do të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe duhet të zbatohej”, tha Presidenti Vuçiq.
Reagimet nga opozita në Kosovë
Menjëherë sapo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai ishte i gatshëm qysh të hënën ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, pasuan reagimet e partive opozitare në Kosovë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, PDK, Memli Krasniqi, tha se "kryeministri Kurti humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin”. "Në Propozimin Europian nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Për dy vjet me radhë, ne e kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. E kemi inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i kemi ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër. Duke e injoruar çdo ndihmë e këshillë që ka ardhur nga ne, kokë më vete dhe në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Po kaq kritik ishte kryetari i partisë tjetër opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, i cili tha se "kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë” dhe për më tepër sipas tij, "ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve”. "Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake - përfshirë dhe Asociacionin - si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, tha Abdixhiku. Sipas tij, "LDK konsideron se menaxhimi tërësisht i gabuar i procesit të dialogut nga kryeministri i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit, e ka zhvendosur procesin e dialogut nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme”.
Tone të tjera përdori Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, kryetar i partisë opozitare AAK, duke bërë fjalë për arritje të madhe kur foli për "pajtimin për ta pranuar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”. Sipas tij, "marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve të reja”. "Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet e tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do të gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes 'de jure' midis Kosovës dhe Serbisë!”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Disa njohës të rrethanave politike, pranimin e Propozimit Europian nga Kosova dhe Serbia, ashtu siç deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, e shohin si një rrugë drejt shtendosjes së raporteve armiqësore Kosovë-Serbi. Lulzim Peci, drejtor i Institutit për hulumtimin e politikave zhvillimore, KIPRED, shkroi se:
"Pranimi i Planit Europian të mbështetur nga SHBA-ja është lajm i mirë që duhet të përshëndetet. Kosova dhe Serbia po shkojnë drejt një detanti, i cili mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm me dhënien Kosovës nga BE-ja të statusit të vendit kandidat, dhe nga NATO-ja të vendit anëtar të Partneritetit për Paqe. Ne të kundërtën, ky detant do të jetë fragjil dhe të prodhojë kriza të reja”, shkroi analisti Peci./DW
Një vit më parë, do të ishte një fantazi ta imagjinonim pr...
Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, ësht...
Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thi...
Një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohet me sulme mas...
Teksti i propozimit europian, të shumëpërfolur këto javë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borre...
Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt...
Takimi “i nxehtë” në Bruksel mes presidentit serb, Aleksan...
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “k...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë...
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...
Mbështetësit e udhëheqësit të njohur të opozitës ruse Boris ...
Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, ...
Propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Ko...
"Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në TV Vladim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...