Weber kritikon propozimin europian si një “marrëveshje të ndërmjetme”
Propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Ko...

Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, që të dërgojnë në Ukrainë avionë luftarakë të tipit F-16. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta bindin Shtëpinë e Bardhë që të ndryshojë qëndrimin.
Ushtarët ukrainas përdorën gjatë fundjavës raketat e tipit Grad të periudhës sovjetike në përpjekjet për të rimarrë territoret e pushtuara nga ushtria ruse në Kharkiv.
Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti raundin e ri të sanksioneve, të shpallur të shtunën nga Bashkimi Europian kundër Moskës, ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare.
“Ne jemi në gjendje t'i japim fund agresionit rus këtë vit”.
Mundësia që ukrainasit të forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes me avionë amerikanë të tipit F-16 dhe artileri me rreze të gjatë, aktualisht nuk po shqyrtohet, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, në programin “This Week” të rrjetit televiziv "ABC".
“Në këtë fazë, elementi kritik është aftësia e manovrimit në tokë. Çka nënkupton tanke, mjete të blinduara transporti, automjete luftarake për këmbësorinë. Pyetja për avionët F-16 është për më vonë”.
Por disa ligjvënës synojnë të bëjnë më shumë tani, tha për rrjetin "ABC" republikani i Dhomës së Përfaqësuesve Michael McCaul.
“Mund t’u japim përparësi sistemeve të armatimeve në buxhetin për programe të caktuara dhe synojmë ta bëjmë këtë. Besoj se me trysni të mjaftueshme nga të dyja palët në Kongres mund të sigurojmë ato që ka nevojë Ukraina për të fituar luftën”.
Por Shtetet e Bashkuara nuk mund të veprojnë të vetme. Administrata e Presidentit Biden do të ketë nevojë që vendet aleate të rrisin kontributet e tyre, tha Senatori republikan Dan Sullivan në programin “Meet the Press” të rrjetit "NBC".
“Ata janë angazhuar që të shpenzojnë për mbrojtjen të paktën 2% të prodhimit të brendshëm neto, që duhet të jetë shifra fillestare. Shumica dërrmuese e vendeve të NATO-s nuk e bëjnë këtë”.
Në sferën diplomatike, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të vizitojë Kinën në prill, për të diskutuar mbi përpjekjet e Pekinit për ndërmjetësimin e paqes.
Shtetet e Bashkuara duan gjithashtu që të mbajnë të hapura linjat e komunikimit, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në rrjetin "NBC". Por nuk janë planifikuar bisedime mes Presidentit Joe Biden dhe homologut kinez Xi Jinping.
“Për momentin asgjë nuk është planifikuar, megjithëse parashikoj që të dy udhëheqësit do të bisedojnë në një moment jo shumë të largët”.
Ai theksoi nevojën e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit ushtarak me Kinën për të shmangur përshkallëzimin, aksidentet dhe surprizat e mundshme./ VOA
Propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Ko...
"Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në TV Vladim...
Qeveria izraelite dhe Autoriteti Palestinez kanë lëshuar n...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, dhe shefja e Komisioni...
Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipa...
Sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë e k...
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes krye...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...