Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re sipas së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, një vendim që nxiti shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i kësaj rregulloreje është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka thënë se këtë shqetësim ia ka transmetuar të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak gjatë një takimi përgjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Unë i paralajmërova dhe u kërkova që të ndihmojnë në ndalimin e përpjekjes së (Albin) Kurtit për të shkatërruar dialogun sepse Kurti dëshiron të pengojë pagesën e pagave dhe pensioneve për njerëzit tanë në shëndetësi, arsim, të institucioneve të Serbisë, që do të thoshte jo një heshtje, por një largim me zë të lartë i serbëve nga Kosova”, tha ai duke nënvizuar se ky vendim është kërcënimi më serioz dhe më i madh ndaj dialogut deri më tani.
Edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha sot nëpërmjet një reagimi se “vendimi i regjimit të Albin Kurtit që nga një shkurti të heqë përdorimin e dinarit serb në Kosovë është në fakt vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorur armët”.
Ky subjekt shkroi në rrjetet sociale se dhjetëra mijëra serbë jetojnë dhe mbijetojnë në Kosovë dhe se të gjitha institucionet serbe funksionojnë falë kontributeve financiare të Serbisë. Lista Serbe tha se nëse hiqet dinari do të rrezikohet drejtpërdrejt mbijetesa e popullit serb, duke bërë thirrje për ndërhyrje të komunitetit ndërkombëtar.
Por, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi shkroi në rrjetet sociale se me rregulloren e re të Bankës Qendrore do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hap?sira e madhe p?r siç tha keqp?rdorim n? em?r t? mb?shtetjes e ndihmave sociale, praktik? kjo e perfeksionuar nga sekser?t politik? n? Beograd.
Zoti Bislimi tha se “këmbëngulja q? edhe m? tej, transferi i parave p?rtej kufirit shtet?ror t? b?het dhe tolerohet n? m?nyr? klandestine, me thas? e vetura individuale, e pastaj t? shp?rndahet p?rmes zyreve t? paregjistruara e të palicensuara, jo vet?m q? ngjason n? ide t? shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetar?ve p?rfitues n? ilegalitet dhe var?si konstante nga t? njëjt?t sekser?”, shkroi ai duke nënvizuar se rregullorja e Bankës Qendrore nuk ?sht? produkt i negociatave politike n? Bruksel dhe nuk ka se si t? ket? ndikim n? mbar?vajtjen e procesit t? normalizimit t? marrëdhënieve mes Kosov?s dhe Serbisë.
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u tha mediave serbe se këtë çështje e ka shtruar në diskutimet me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe ka njoftuar Brukselin zyrtar për të analizuar situatën, por pa dhënë më shumë hollësi.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në dialog që nga viti 2011 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa në fillim të këtij viti filloi të zbatohet marrëveshja për targat e makinave, moszbatimi i së cilës kishte çuar në tensione dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.
Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.
Qytetarët serbë në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe atë të Leposaviçit vazhduan sot ditën e dytë të mbledhjes së nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.
Për t’u konsideruar i suksesshëm peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë.
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e mirëpriti vendimin e serbëve për të përdorur siç tha të drejtën demokratike për largimin e kryetarëve në veri. Ai shkroi në rrjetet sociale se “mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës është vendimtare”.
Qeveria e Kosovës e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri të Kosovës u pajtua të organizojë zgjedhje të reja si pjesë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës./ VOA
Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump janë ...
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë v...
Gjatë orëve të fundit, Pakistani ka kryer sulme raketore b...
Gjermania nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e tipit ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Prok...
Rrugë e shtigje të mbuluara me shtresë akulli në jugpe...
Ushtria amerikane ndërmori një valë të re goditjesh ku...
Policia famëkeqe fetare e talebanëve ka ndaluar dhjetë...
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ar...
Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ...
Që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të m...
“Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, mi...
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Par...
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Qeveria e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe ...
Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë. "Së fundi në nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...