FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Një dorë e kuqe e stampuar me mbishkrimin "kriminelë" – kjo është logoja, që demonstruesit prej tri javësh u paraqesin në rrugë institucioneve shtetërore në Serbi. Qytetaret dhe qytetarët në protestë kërkojnë, që të mbahet përgjegjësi për 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga rrëzimi i tendës në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.
Kjo ndërtesë moderne nga viti 1964 kohët e fundit u rihap pas tre vjetësh të rinovimit. Projekti i ndërtimit u realizua nga një firmë kineze. Por sipas të dhënave të shoqërisë serbe të hekurudhave tenda e rrëzuar nuk ka qenë pjesë e masave të rindërtimit.

Në disa qytete të Serbisë u bllokua trafiku dhe qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje të premten (22.11.2024) në nderim të viktimave të tragjedisë me 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Qytetarët dhe qytetarët kanë vazhduar protestat, pasi mendojnë që kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe punës me pakujdesi gjatë rinovimit të stacionit të trenit. Të enjten (22.11.2024) prokuroria arrestoi 12 vetë lidhur me tragjedinë, ndër ta edhe ministrin e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç. Këto arrestime pasuan pas protestave masive.
Studentja Mila Pajic është njëra nga organizatoret e protestave. Në kohën mes leksioneve në universitet ajo punon pa u lodhur për aksione të reja – bllokimin e urave, të rrugëve, bën telefonata për solidaritet dhe mosbindje civile.
Pak para aksionit Mila dhe shoqja e saj Doroteja Antiç u arrestuan nga policia. "Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan dhe na udhëzuan të shkojmë me ta", na tregon ajo, ende nën shok. "Unë refuzova, sepse ata as nuk u prezantuan dhe as nuk na treguan kartë identifikimi. Por ata thjesht më tërhoqën dhe më shtynë brenda një Jeep-i të zi duke udhëtuar në drejtim të panjohur."

Gjatë marrjes në pyetje donin të dinin se kush i ka organizuar protestat dhe se çfarë planifikon ajo dhe bashkëpunuesit me të. Katër orë rresht u morën në pyetje të dy vajzat. Gjatë kësaj kohe prindërit e Dorotejas dhe Milas angazhuan avokatët dhe kërkonin vajzat e tyre në rajonet e policisë. Vetëm psai vajzat i deklaruan si të humbura zyrtarisht në polici, Mila dhe Doroteja u lanë të lira.
"Si policia edhe shërbimi sekret serb BIA na konfirmuan, se emrat tanë nuk ndodhen në asnjë prej sistemeve të tyre", thotë Mila Pajiç për DW. "Ato nuk janë të regjistruara në asnjë protokoll, nuk ka pasur regjistrime të bisedave." Pra kush i ka marrë në pyetje dhe i ka frikësuar të dy studentet?
Gjatë tri javëve pas fatkeqësisë në qyetin e dytë për nga madhësia në Serbi në mbarë vendin në të njëjtën mënyrë janë arrestuar dhjetra vetë – ndër ta politikanë të opozitës, aktiviste dhe studentë. Pyetjes së DW për numrin e saktë të të arrestuarve dhe se për çfarë ngarkohen ata deri tani policia serbe nuk i është përgjigjur. Zyrtarisht është e ditur, se të paktën 15 vetë ndodhen ende në arrest.

Shumë vëmendje dhe solidaritet po përjeton studenti i arteve, Relja Stojanovic. Ai gjatë një tubimi proteste u përpoq të mbrojë shoqen e tij nga një person i panjohur që e sulmoi – por më pas u mësua, se sulmuesi ishte një polic i veshur civil. Stojanovic tani u akuzua për sulm fizik ndaj një nëpunësi.
Për solidaritet me Stojanovic janë bashkuar me protestën edhe artiste e artistë në Novi Sad. Ndërkohë në teatrot e qytetit me 300.000 banorë është kthyer në një ritual të rregullt, që artistët përpara shfaqjeve i drejtohen publikut duke kërkuar, që të merret përgjegjësi politike për tragjedinë në stacionin e trenit dhe që të gjithë qytetaret dhe qytetarët e arrestuar të lirohen./ DW
Bashkimi Evropian e ka rritur të shtunën ofertën e kombeve...
Një shpërthim i fuqishëm i ka vrarë 11 persona në qend...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është duke e ...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me p...
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e...
Bora, shiu dhe erërat e forta pritet të prishin planet e u...
Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemok...
Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infra...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një ...
Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, ja...
Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajr...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re bal...
Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë të premten ndërsa ...
Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbol...
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryemi...
Alsu Kourmasheva, gazetare e Shërbimit Tatar-Bashkir të Ra...
35 vite pas fundit të regjimit komunist në Çekosllovakinë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dënoi përdorimin...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...