Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë ...
Edvin Ndreu i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë ...

Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë të premten ndërsa u forcuan masat e sigurisë pasi Rusia vuri në përdorim një raketë të re balistike që rrezikon të përshkallëzojë luftën gati trevjeçare.
NATO dhe Ukraina do të mbajnë bisedime urgjente të martën e ardhshme, pas një kërkese nga Ukraina, njoftoi aleanca. Takimi do të mbahet në nivel ambasadorësh dhe gjasat janë që do të përqendrohet tek kërcënimi i ri nga raketat.
Trupat ruse goditën gjithashtu qytetin Sumy me dronë Shahed gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, tha administrata rajonale të premten në mëngjes. Sulmi kishte në shënjestër një lagje të banuar të qytetit.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský mbërriti për një vizitë në Kiev. Ai postoi një foto nga stacioni hekurudhor i Kievit në rrjetin social X të premten në mëngjes.
“Dua të njihem me gjendjen e ukrainasve përballë bombardimeve, ecurinë e projekteve çeke në terren dhe se si të përdoret më mirë ndihma ndërkombëtare në muajt e ardhshëm”, u shpreh ministri Lipavský.
Tre ligjvënës ukrainas konfirmuan se seanca parlamentare e planifikuar u anulua për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve me raketa ruse që kishin në shënjestër ndërtesat qeveritare në qendër të qytetit. Përveç mbylljes së parlamentit "ka pasur gjithashtu rekomandime për të kufizuar punën në të gjitha zyrat tregtare dhe OJQ-ve që ndodhen në atë perimetër, dhe banorët vendas u paralajmëruan për kërcënimin në rritje," tha ligjvënësi Mykyta Poturaiev, i cili shtoi se nuk është hera e parë që ka një kërcënim i tillë.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy vazhdoi të punojë në përputhje me masat standarde të sigurisë, tha një zëdhënës.
Rusia lëshoi të enjten një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi në përgjigje të përdorimit nga Kievi të raketave me rreze më të gjatë veprimi të dërguara nga SHBA dhe Britania nga Kievi, të afta për të goditur më në thellësi të territorit rus, tha presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim të enjten.
Pentagoni konfirmoi se raketa ruse ishte një lloj i ri, eksperimental i raketës me rreze të mesme veprimi, i bazuar në raketën balistike ndërkontinentale RS-26 Rubezh./ VOA
Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbol...
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryemi...
Alsu Kourmasheva, gazetare e Shërbimit Tatar-Bashkir të Ra...
35 vite pas fundit të regjimit komunist në Çekosllovakinë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dënoi përdorimin...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Rusia pretendohet se ka furnizuar Korenë e Veriut me më sh...
Mbretëresha Elizabeth II vazhdon të magjepsë botën edhe pa...
Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e...
Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet për...
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...
Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për sea...
Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuar...
Miliarderi ukrainas, Dmytro Firtash, është në mesin e tetë...
Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të ashpër po shto...
Iseltwaldi – dikur një fshat i qetë alpin me 400 banorë në...
Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgj...
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi ...
Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...