Gaetz tërhiqet nga posti i prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...

Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet përgjatë 10 ditëve të fundit, misioni i Fondit Monetar ndërkombëtar, vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Sipas drejtueses së misionit Anke Weber “ecuria është rikthyer e fortë, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se tendenca e tij para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin”, deklaroi zonja Weber.
Fondi Monetar parashikon “një rritje reale të PBB-së prej 3.6 për qind në Shqipëri këtë vit, ndër më të lartat në Evropë. Rritja në periudhën afatmesme pritet të mbetet e qëndrueshme, në rreth 3½ për qind, ndërkohë që rreziqet ndaj perspektivës janë gjerësisht të balancuara”.
Misioni vlerësoi rritjen e prodhimit dhe uljen e borxhit publik. Megjithatë, sipas Fondit Monetar “pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, ka sfida të konsiderueshme strukturore”, duke vënë në dukje faktin se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, është vetëm sa rreth një e katërta e niveleve të BE, ndërkohë që vendi është prekur nga plakja e shpejtë dhe migrimi. Po ashtu, vlerësohet se “pavarësisht përparimit të konsiderueshëm, mangësitë në qeverisje përbëjnë pengesa për mjedisin e biznesit”.
Sa i takon sistemit financiar, misioni i FMN-së vëren se "rreziqet sistematike duken gjerësisht të përmbajtura, ka disa xhepa cenueshmërie, duke përfshirë rritjen e shpejtë të kreditimit për sektorin e pasurive të paluajtshme".
Sipas misionit të FMN-së “tani është koha e duhur për të avancuar më tej në reformat e fokusuara në rritjen e produktivitetit duke nxitur integrimin në zinxhirët globalë të vlerës, duke hequr barrierat ndaj rritjes së fortë, si stimujt e taksave shtrembëruese, duke rritur aksesin në financa dhe duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin”. Fondi Monetar vlerëson se “vazhdimësia e investimeve në infrastrukture, krahas reformave të qeverisjes janë prioritetet kryesore” ndërsa vë në dukje se “zbatimi me sukses i kësaj axhende të thellë reformash do të siguronte që Shqipëria të jetë gati për të konkurruar në tregun e përbashkët, kur të anëtarësohet përfundimisht në BE”./ VOA
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...
Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për sea...
Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuar...
Miliarderi ukrainas, Dmytro Firtash, është në mesin e tetë...
Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të ashpër po shto...
Iseltwaldi – dikur një fshat i qetë alpin me 400 banorë në...
Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgj...
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi ...
Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore ...
Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. S...
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...