web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-zëvendëskryeministri John Prescott ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

21 Nëntor 2024, 07:26, Kosova & Bota CNA

Ish-zëvendëskryeministri John Prescott ndërron jetë në

Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Prescott humbi jetën pasi vuante nga alzhaimeri.

Veterani laburist dhe ish-aktivist i sindikatave shërbeu në qeverinë e Tony Blair midis viteve 1997 dhe 2007.

Në një karrierë që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, Lord Prescott u zgjodh për herë të parë si deputet i Kingston on Hull East në vitin 1970 dhe vazhdoi të mbajë vendin për gati 40 vjet.

Lordi Preskot iu bashkua kabinetit në vitin 1983 me një përgjegjësi për transportin.

Midis 1997 dhe 2007, ai ishte zëvendës i ish-kryeministrit Tony Blair.

Tërheqja e tij nga Commons dhe shkëputja nga politika e vijës së parë, nuk zgjati shumë pasi pesë vjet më vonë ai këshillonte Ed Miliband dhe, në 2017, mbështeste Jeremy Corbyn.

Lordi Prescott pushoi së qeni anëtar i Dhomës së Lordëve në korrik të këtij viti për shkak të mospjesëmarrjes, pasi kishte folur vetëm një herë në dhomë që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2019. Ai nuk kishte votuar që nga shkurti 2023, sipas të dhënave zyrtare.

I lindur në Prestatyn, Uells, Lord Prescott la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe punoi si administrator në Marinën Tregtare. Më pas ai studioi në Kolegjin Ruskin në Oksford, përpara se të hynte në politikë./ CNA





Lajmet e fundit nga