Zelanda e Re sheh protestën më të madhe në dekada, protestohet kundër projektligjit Maori
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në parlamentin e Zela...

Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa disa prej mijërave trupave koreanoveriore të zhvendosura në Rusi, kanë filluar të angazhohen në luftime tashmë, tha të mërkurën agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.
Vlerësimi i Seulit vjen pasi Rusia paralajmëroi të hënën se vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, për ta lejuar Ukrainën të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me armë amerikane me rreze të gjatë, i “hedh benzinë zjarrit” në luftë.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se vendimi i Biden-it u nxit pothuajse kryekëput nga përfshirja e Koresë së Veriut në këtë luftë.
Në një seancë me dyer të mbyllur në Parlament, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS) tha se Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi artileri vetëlëvizëse të llojit 170 mm dhe sisteme raketash me shumë tyta të llojit 240 mm, sipas deputetit Lee Seong Kweun, i cili mori pjesë në seancë.
Lee u tha gazetarëve se NIS-i vlerësoi se këto armë janë një lloj artilerie që ushtria ruse nuk e përdor zakonisht, prandaj Koreja e Veriut ka gjasa të ketë dërguar personel për t’i mësuar rusët se si t’i përdorin ato dhe të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.
Javën e kaluar, kanale ruse në "Telegram" dhe postime të tjera në rrjetet sociale publikuan fotografi që duket se shfaqnin artilerinë vetëlëvizëse Koksan 170 mm të Koresë së Veriut, duke u transportuar në Rusi përmes rrugës hekurudhore.
"Financial Times", duke cituar inteligjencën ukrainase, raportoi të dielën se Koreja e Veriut ka dërguar në javët e fundit rreth 50 armë vetëlëvizëse të llojit 170 mm dhe 20 sisteme raketash me shumë tyta të llojit 240 mm drejt Rusisë.
Sistemet e artilerisë janë armët më të fundit konvencionale që besohet se Koreja e Veriut i ka dhënë Rusisë, në një kohë kur këto dy vende po e zgjerojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre ushtarak përballë konfrontimeve të ndara me SHBA-në dhe aleatët e saj.
Muajin e kaluar, NIS-i tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerë me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i rimbushë rezervat e saj të pakësuara.
NIS-i tha të mërkurën se në fund të tetorit rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë u zhvendosën në rajonin Kursk të Rusisë – ku trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit këtë vit – pasi u stërvitën fillimisht në verilindje të Rusisë.
SHBA-ja, Ukraina dhe vende të tjera kanë vlerësime të ngjashme mbi numrin e ushtarëve koreanoveriorë në Rusi.
Ata thonë se ushtarët koreanoveriorë mbërritën në Rusi në tetor dhe se disa prej tyre janë angazhuar tashmë në luftime në rajonin e Kurskut.
Vëzhguesit thonë se pjesëmarrja e Koresë së Veriut në luftën gati 3-vjeçare rrezikon ta përshkallëzojë konfliktin./REL
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në parlamentin e Zela...
Donald Trump ka zgjedhur bashkëthemeluesen e World Wrestli...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka rënë dakord t'i japë U...
Djali 27-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë ...
Gjykata e Lartë e Hong Kongut të martën dënoi me deri në 1...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump e ka nominuar...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke u përballur...
Presidenti rus Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për pë...
Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdor...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer k...
Gjermania thotë se dy kabllo komunikacioni nën detin Balti...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka miratuar ndryshime n...
Është prezantuar projekti për dixhitalizimin e sistemit fi...
Rusia ka deklaruar se Ukraina ka lëshuar raketat me rreze ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e miratoi të martën n...
Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë ...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Napoli t...
Ndërsa kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit...
Irani konsideron se Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...